Regjistrimi në KQZ/ Analisti: PD po luan ‘viktimën’, nuk do të hyjë në zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Arjan Curri thotë se Partia Demokratike nuk është e interesuar që të hyjë në zgjedhjet e 14 Majit. Sipas tij, grupi i Alibeajt po luan “viktimën” për të shmangur zgjedhjet pasi e dinë që do të dalin me rezultat të dobët. Ai shtoi se nuk i kanë dërguar vetë letrat siç duhet në KQZ për këtë arsye.

I pyetur nga Arjan Çani në emisionin “Zonë e Lirë” nëse Lulzim Basha do të firmosë dokumentet e kërkuara nga KQZ, Curri tha:

“Nuk mendoj se do ta bëjë. Nuk do të shkojë. Në të tilla raste do ta apelojnë vendimin në KAS dhe Kolegjin Zgjedhor dhe nëse janë nën kontrollin e amerikanëve do t’i pranojnë letrat siç janë dhe nëse nuk janë, nuk futet PD e Vulës. Mund të jetë një lloj strategjie e PD që të mos futet në zgjedhje“, tha ai.

“I kanë bërë vetë letrat gabim sepse do të dilnin shumë keq. Duke mos u futur luajnë pak viktimën se nuk na futën“, tha Curri duke shtuar se “shumë shpejt Basha do të kthehet si kryetar i PD të vulës”. Ilir Kulla shtoi se të dyja PD nuk do të hyjnë në zgjedhje dhe se do ta tregojnë fajin tek njëra-tjetra.

“Mendoj se të dyja PD, edhe për shkak të sondazheve dhe situatës politik e dinë se si përfundojnë këtë zgjedhje do të mundohen t’i faturojnë njëri-tjetrit dështimin sepse në karakter se ka asnjëri që ta pranojë. Duke qartë sepse edhe aleatët e dy PD po shkojnë me listat e tyre dhe nuk ka një bashkim. Basha nuk do të shkojë por do të firmosë letrat.“, tha Kulla.

Lexo edhe :  Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë"

 

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV