Takimi/ Meta: Yuri Kim s’më bëri presion për Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PL-së Ilir Meta është i vendosur për vijimin e koalicionit me Berishën dhe mohoi mundësinë që ambasadorja amerikane t’i ketë kërkuar “prishjen e marrëveshjes” me të. Partia e Lirisë zyrtarizoi dje 63 kandidatë për Këshillat Bashkiakë.

Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp për ikjen e të rinjve nga Shqipëria, ndërsa mediat ishin të interesuar se çfarë po ndodh në korridorin e madhe të politikës shqiptare. Ajo që nuk diskutohet deri në 14 maj është se Berisha dhe Meta janë bashkë në këto zgjedhje. Kjo të paktën është shfaqur qartësisht nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili bën thirrje për të votuar “Primarët” e dalë nga Berisha. Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se ai është në koalicion me Sali Berishën për zgjedhjet vendore të 14 majit, marrëveshje kjo e cila është bërë publike kohë më parë. Sipas Metës, ai bashkë me Berishën janë të angazhuar për i dhënë fund regjimit monist të Edi Ramës. “Besoj se të gjithë e dinë, dhe e mbajnë mend që ne keni hedhur një firmë dhe kemi bërë një ceremoni ku jemi angazhuar solemnisht, për t’i dhënë fund regjimit monist duke rrënjosur fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Kthimin e këshillave bashkiake në tribuna, ku vetë qytetarët do të vijnë dhe do të shprehin idetë e tyre. Hapi i dytë është një ligj që do të ushtrojë të drejtën e referendumit, që t’i jepet fund pengmarrjes së shtetit”, tha Meta.

Takimi Kim-Meta

I pyetur në lidhje me takimin me ambasadoren Yuri Kim dhe nëse ka pasur presion për Sali Berishën, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u tha se ka pasur 0 presion, ndërsa shtoi se ka pasur një bisedë konstruktive dhe se SHBA është e interesuar për një opozitë të fuqishme. Meta shtoi se ka marrë vendime bazuar mbi parimet demokratike që ka Kushtetuta. Meta u pyet edhe për vendimin e KQZ-së e cila njohu si kryetar të PD, Lulzim Bashën dhe i la një afat 48 orë për të shtuar disa dokumente për tu regjistruar më pas në zgjedhjet e 14 majit, duke e cilësuar si çmenduri të regjimit të Ramës. I pyetur se PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve, Meta u përgjigj duke thënë se “këto janë çmenduritë e regjimit të Ramës”. “Çdo individ përfaqësues në këto institucione për udhëhiqet nga Kushtetua dhe ligji meriton vlerësimin më të madh, që të mos u rikthehem grafikëve. Nuk dua të hyj në këto çështje procedurale”, tha Meta.

Lexo edhe :  PD humbi zgjedhjet/ Tabaku: Na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme

Kandidatët

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me listën e kandidatëve të PL për këshilltarë bashkiakë në Bashkinë e Tiranës. Ai tha se 26 emrat e parë janë miratuar nga kryesia duke vlerësuar kontributin e disa prej emrave që janë pjesë e kësaj listë. “Komisioni ka bërë një vlerësim përfundimtar të kësaj liste në bazë të aplikimeve që secili prej kandidatëve ka shprehur. Lista me 26 emrat e parë është e zyrtarizuar nga kryesia. Do zyrtarizohet përfundimisht pasi të plotësohet nga dokumentacioni përkatës. Kjo listë kryesohet nga Silva Caka dhe disa nga figurat më kryesore të Partisë së Lirisë si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Tedi Blushi. Kemi hedhur një firmë ku jemi angazhuar për të çrrënjosur regjimin dhe kthimin e këshillave bashkiakë në tribuna për qytetarët dhe grupet e interesit. Hapi i dytë është një ligj që do të garantojë ushtrimin e të drejtës së referendumit që i jep fund pengmarrjes së shtetit”, tha Meta. Në konferencën e tij për shtyp, Meta kishte si tematike problemin e largimit të të rinjve nga vendi. Sipas Metës, keqqeverisja po largon shqiptarët, të cilët tha se janë të parët në kërkesat për azil në BE, duka ua kaluar edhe vendeve ku ka luftë.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV