Sali Berisha dhe Ilir Meta patën dje një takim ku u diskutua për modalitetetet dhe bashkëpunimin për zgjedhjet lokale. Si po përfiton Meta nga “votat e Berishës” nën siglën e Partisë së Lirisë dhe çfarë pritet të ndodhë në Këshillat Bashkiakë. Berisha rrezikon të mbetet vetëm me dy aleatë, Metën dhe Dulen.
Ish-kryeministri Sali Berisha, “de facto” drejtues i PD-së pati një takim dje me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Zgjedhjet vendore dhe mënyra e bashkëpunimit kanë qenë temë kryesore e diskutimit, ku të dyja palët duket se tashmë janë dakordësuar edhe për modalitetin. Për Berishën “pa vulë” partie, Ilir Meta duket si mundësi e mirë për të dalë në zgjedhjet mokale të 14 Majit në koalicion me të. Kjo i intereson edhe Metës i cili politikisht duket se po luan mirë dhe përfitimi nga bashkëpunimi me Berishën do jetë i rëndësishëm. Ai ka zyrtarizuar emrat e 63 kandidatëve që do të garojnë për Këshillat Bashkiakë si prurje të Partisë së Lirisë. Gjithashtu ka të paktën pesë zona që ka përfshirë si kandidat për kryetarë bashkie pikërisht eksponentë t ëish-LSI-së, tashmë Partia e Lirisë. Në këtë mënyrë Meta po përfiton nga votat e Berishës i cili si “këmbim” për vulën dhe siglën që të dalë në zgjedhje po afron jo pak. Këshillat bashkiakë janë mjaft të rëndësishëm jo vetëm për zgjedhjet e ardhëshme lokale por ato të përgjithshme. Duke njohu8r mentalitetin sesi lëviz vota, Meta është i bindur se këshilltarët lokalë të tij në 61 bashki do të kriejojnë oazin e tyre të votave, me influencën e pushtetit lokal. I pyetur mbi vendimin nëse do ketë emra të PD në listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, Meta tha se “nga Tropoja në Sarandë ne i konsiderojmë të gjithë kandidatë edhe të PL”. Kandidatët e primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm. Nga Tropoja në Sarandë ne i konsiderojmë të gjithë kandidatë edhe të PL. Shumica dërrmuese e gjithë këshillave bashkiakë do jetë e opozitës së bashkuar”-tha Meta pas takimit me Berishën. Nga ana tjetër vetë Berisha e ka shmangur komentin e detajuat kur u pyet se përse në listën e Këshillave Bashkiakë nuk ka përfaqësues të PD-së, duke ia lënë këto vende Partisë së Lirisë. Ish kryeministri Sali Berisha ka zbardhur temat e diskutimit në takimin e mbajtur mesditën e kësaj të premte me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “Diskutimi ishte bashkërendim i gjithë forcave për fitoren e 14 majit. Të gjitha janë në diskutim. Ishte diskutim i zgjeruar, për fitoren, ne, shqiptarët presin fitoren nga opozita dhe ne jemi të sigurtë”-tha Berisha.
Meta dhe Dulja, të tjerët ikin
Tashmë PD e drejtuar nga Berisha duket se po shkon drejt zgjedhjeve të 14 majit vetëm në koalicion me PL-në e Metës dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules. Partitë e tjera që tradicionalisht kanë qenë aleate të PD-së tashmë janë të veçuara, duke tentuar të krojonë bashkë një tjetër pol, por larg Berishës. Tashmë LZHK dhe Bindja Demokratike kanë një marrëveshje sëbashku, po ashtu edhe Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste, bashkë me PDIU-në janë veçmas dhe ende nuk po vendosin se në cilin kah do anojnë, por nga ajo që shihet deri më tani është se ndodhen larg Berishës. Për këtë situatë Berisha ka gjithsesi një përgjigje, duke u shprehur se ka diskutime edhe më partitë e tjera për të zgjeruar koalicionin. “Partitë në rrafshin politik do jetë një spektër i gjerë koalicioni, në rrafshin elektoral janë duke u marrë specialistët e të drejtës zgjedhore me këtë cështje”-tha Berisha. Një opsion që PD e Berishës të mos dalë pa kandidatë në Këshillat Bashkiakë është që përfaqësuesit e tyre të përfshihen në listën e partive të tjera të djathta, jo nën obrellën e Metës. Megjithatë kjo duket e vështirë pasi Meta mund të kushtëzojë në çdo kohë Berishën, që ndonëse është një faktor i rëndësishëm që ka vota, nuk është “legal”, pasi u mungon logo dhe vula e PD-së, e cila me vendim gjykate i kaloi “Grupimit Basha-Alibeaj”.
Asnjë marrëveshje me “Grupimin Alibeaj”
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk ka asnjë shans që kandidatët e dalë nga Primaret të pranojnë thirrjen e kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, që të garojnë në listën e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit. “Asnjë shans nuk ekziston. I bëj thirrje cdo demokrati sot është koha përfundimtare e rrjeshtimit me PD, opozitën dhe fitoren e jo me Ramën dhe veglat e tij. Unë kam besim të madh se kjo po ndodh e do ndodhë. Këtë nuk mund ta them për pengjet e Ramës. Në tërësi, ky moment nxiti e po nxit afrimin më të madh të demokratëve me njëri tjerin”, u shpreh Berisha. Nga ana tjetër, Berisha tha se asnjë prej emrave të dalë nga procesi i Primareve nuk mund të garojë si kandidat i pavarur më 14 Maj. “Asnjë kandidat nuk mund të kandidojë i pavarur, ka vendosur këshilli kombëtar. U bë një diskutim i hapur në gjithë forumet e partisë, mendimi i kandidatit të pavarur s’kishte asnjë paragjykim, nuk u përqafua nga 98% e të gjithë atyre që diskutuan. Pra ka një vendim me konsensus unanim”-tha Berisha.