69 qytetarë humbën jetën nga aksidentet rrugore/ Meta mbështet protestën në Shkodër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur qytetarët  e shkodrës në protestën e zhvilluar për ndërtimin e një rruge.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se nga kjo rrugë kanë humbur jetën 69 qytetarë.

“Partia e Lirisë mbështet protestën e sotme në qytetin e Shkodrës ku i kërkohet Qeverisë të mbajë premtimet e përsëritura për ndërtimin e rrugës.

69 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet në rrugën ekzistuese, që është jashtë çdo imagjinate.

Dukagjini meriton mbështetje dhe zhvillim, jo gënjeshtra e braktisje.

Ndryshim me çdo çmim!”, shkruan Meta.

69 qytetarë humbën jetën nga aksidentet rrugore/ Meta