Spektakël në Torino, Juventus mposht Sampdorian dhe vijon ngjitjen në renditjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi triumfoi 4-2 përballë Sampdorias se fundit të tabelës dhe rikthehet në vendin e shtatë në Serinë A.

Bardhezinjtë rrezikuan madje të linin pikë në këtë përballje por e rikuperuan avantazhin në pjesën e dytë.

Më pak se 11 minuta lojë i mjaftuan Juventusit për të marrë epërsinë në sfidën me Sampdorian në “Allianz Stadium”.

Kosti ekzekutoi goditjen e këndit duke e çuar topin në një pozicion të volitshëm për Bremer, që kërceu fuqishëm duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit të miqve, Turk, 1-0.

15 minuta më vonë, Rabiot, sërish me kokë, shënon golin e dytë të Juventusit, që dha përshtypjes së e mbylli shpejt takimit, por nuk rezultoi kështu.

Sampdoria, sapo kaloi gjysmë orë lojë shkurtoi diferncën në 2-1 me Augellon dhe vetëm një minutë më vonë mbrojtja e “Zonjës së Vjetër” u ka në befasi dhe u ndëshkua nga Djuricic.

Juventusi, sigurisht, nuk mund të pajtohej me këtë rezultat dhe pas shumë përpjekjesh rimerr epërsinë falë golit të Rabiot (64′). Pesë pas golit të tretë të bardhezinjve, Vlahovic humbi nj 11-metërsh .

Në shtesë pati kohë edhe për golin e katërt, i shënuar nga Soule.

Të fundit

Toka, vila e apartamente, sekuestrohen pasuri me vlerë 9,3 milionë euro

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e 21 pasurive me vlerë totale 9,3 milionë euro,...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Agjenti i Ronaldos i sjell Milanit sulmuesin që vlen 65 mln euro?

Goncalo Ramos është një nga objektivat e Milanit këtë verë. PSG nuk mund ta shesë atë, veçanërisht pasi ata paguan 65 milionë euro për...

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht. Burime zyrtare bënë sot me...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Lajme të tjera

Web TV