Fisnik Syla ‘degjeneron’ Fjolla Morinën/ Psikopate e drogaxhie! S’ja vlen të flas për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjolla Morina ka bërë disa deklarata të forta për ish-partnerin e saj Fisnik Sylën, ku e ka akuzuar se arma për të cilën ajo u arrestua ishte e tija dhe se ky i fundit madje e ka kërcënuar me jetë.

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i tij ku gjatë një ‘Live’, thekson se nuk dëshiron të flasë për njerëz që shajnë dhe familjen e tyre ndërsa e quan këngëtaren ‘psikopate dhe drogaxhie’.

 “O njerëz dëgjoni, s’kam ça me fol për atë njeri. Një njeri që e shan nënën e vetë, vëllain e vetë, ul familjen e vetë, për mua nuk është njeri. S’ja vlen me fol. Me një njeri psikopat, drogaxhi, nuk fol dhe nuk merrem me të. S’ja vlen të flas për të dhe mos bëni më pyetje.”, tha Syla.

Kujtojmë se dyshja i dhanë fund martesës vjet por akuzat me njëri-tjetrin vijojnë.

Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak. Para se të shkonte në gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut. Fjolla u arrestua më 19 korrik 2021 në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.E ndërsa tani më ajo ka ndryshuar qëndrim.

Lexo edhe :  Mahniti publikun në Eurovizion, Beatriçe tregon sekretin e saj para këndimit

 

Të fundit

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Lajme të tjera

Web TV