Padia për pronat e ushtrisë/ Xhaçka del para prokurorëve të SPAK

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Ministrja Xhaçka ka mbërritur në SPAK rreth orës 13:00.

Shkurtimisht për mediat, para se të hynë në Prokurorinë e Posacme, Xhacka u shpreh se nuk ka kryer asnjëherë shkelje ligji dhe gjithmonë ka qenë në funksion të detyrës së saj.