Fisnik Syla ‘degjeneron’ Fjolla Morinën/ Psikopate e drogaxhie! S’ja vlen të flas për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjolla Morina ka bërë disa deklarata të forta për ish-partnerin e saj Fisnik Sylën, ku e ka akuzuar se arma për të cilën ajo u arrestua ishte e tija dhe se ky i fundit madje e ka kërcënuar me jetë.

Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i tij ku gjatë një ‘Live’, thekson se nuk dëshiron të flasë për njerëz që shajnë dhe familjen e tyre ndërsa e quan këngëtaren ‘psikopate dhe drogaxhie’.

 “O njerëz dëgjoni, s’kam ça me fol për atë njeri. Një njeri që e shan nënën e vetë, vëllain e vetë, ul familjen e vetë, për mua nuk është njeri. S’ja vlen me fol. Me një njeri psikopat, drogaxhi, nuk fol dhe nuk merrem me të. S’ja vlen të flas për të dhe mos bëni më pyetje.”, tha Syla.

Kujtojmë se dyshja i dhanë fund martesës vjet por akuzat me njëri-tjetrin vijojnë.

Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak. Para se të shkonte në gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut. Fjolla u arrestua më 19 korrik 2021 në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.E ndërsa tani më ajo ka ndryshuar qëndrim.

Lexo edhe :  Justin Bieber shqetëson fansat, shfaqet i përlotur

 

Të fundit

“Të përfitosh nga vdekja është e tmerrshme”/ Me kë e ka Papa Françesku?

Papa  u lut këtë të mërkurë për viktimat e luftës në Ukrainë, Palestinë, Izrael dhe refugjatët Rohingya në Mianmar,...

Plas sherri në ‘Ferma Vip’/ Mariana përplaset me Valerin: Idiot, copë mishi me dy sy

Prezenca dhe fjalët e Valerit kanë revoltuar Marianën, e cila nuk kurseu as ofendimit ndaj tij. Një ndërhyrje e Valerit, teksa Mariana dhe Çiljeta...

Ekspertët propozojnë formulën: Ja si mund të rriten pensionet e ulëta

Qeveria prej muajsh është në proces vlerësimi të skemës aktuale të pensioneve duke dhënë sinjale veç të tjerash edhe për ndryshim të mënyrës së...

Bllokimi i Tik Tok/ Von der Leyen: Diskutime për pezullimin e platformës

Ndalimi i TikTok ne Bashkimin Evropian mbetet ende nje mundesi e hapur. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, gjate nje mbremjeje debate...

‘Tradhtarët’, korrupsioni dhe përdorimi i heronjve

Aman, politikanët kanë kohë të merren me heronjtë dhe tashmë është radha e ish-presidentit Meta, një figure aq të përfolur për përballje me SPAK-un,...

Lajme të tjera

Web TV