Eden Hazard konfirmon krisjen mes tij dhe Ancelottit: “Nuk flasim me njëri-tjetrin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli i Real Madridit, Eden Hazard ka zbuluar shkallën e marrëdhënies së tij të dëmtuar me Carlo Ancelottin.

Belgu ka kaluar dhe po kalon një kohë të “mjerueshme” në Madrid, për shkak të lëndimeve dhe mospërshtatjes, me ish-anësorin e Chelsea që lufton për të arritur formën që e bindi klubin spanjoll të paguajë 100 milionë euro për të në 2019.

32-vjeçari ka pranuar zhgënjimin e tij për mungesën e minutave me Los Blancos, pasi Ancelotti e ka ulur atë nga ekipi i parë.

Ai nuk ka luajtur asnjë minutë në  La Liga apo Ligën e Kampionëve që nga kthimi i tij nga Kampionati Botëror, pavarësisht se ishte i aftë për të luajtur.

“Do të doja të qëndroja. E kam thënë gjithmonë këtë. Shpresoj të luaj dhe të tregoj se ende mund ta bëj”, ka thënë ai për AS.

“Njerëzit kanë dyshime, kjo është normale, e kuptoj. Por për mua, unë jam ende këtu vitin e ardhshëm. Asnjëherë nuk e dini, por një transferim nuk është në planin tim”.

“Ka respekt mes Ancelottit dhe meje. Por, nuk do të them se flasim me njëri-tjetrin, sepse nuk e bëjmë këtë. Por, do të ketë gjithmonë respekt”.

“Duhet të kem respekt për një njeri si Ancelotti. Për atë që përfaqëson për futbollin dhe për atë që ka bërë në karrierën e tij”, ka shtuar më tej belgu.

Real Madridi është i hapur për të shitur Hazardin këtë verë, pasi ai hyn në 12 muajt e fundit të kontratës së tij.

Të fundit

Kokalari: PD-në e dua që ta riformoj me mentalitetin Republikan në SHBA!

Aktivistja dhe politikania shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, ka reaguar përsëri për gjendjen e Partisë Demokratike, duke sqaruar edhe ata që...

Venediku tradhëton Skënderbeun, por osmanët munden në betejën e Dibrës

Ngjarja e vitit 1448 është një episod i rëndësishëm në mozaikun diplomatik dhe ushtarak të kohës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që dëshmon për...

Horoskopi ditor, 6 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do...

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Lajme të tjera

Web TV