Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu po merr pjesë në Sesionin e 67-të të Komisionit për Statusin e Gruas që po zhvillon punimet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.
Gjatë fjalës së saj në OKB, Ministrja Manastirliu ka theksuar progresin që ka bërë Shqipëria në lidhje me fuqizimin e grave dhe vajzave dhe zgjerimin e shërbimeve digjitale, si një mjet që ka rritur aksesin në shërbimet publike.
“Shqipëria ka bërë progres në drejtim të shërbimeve digjitale. Përmes platformës e-Albania janë më shumë se 1220 shërbime të cilat aksesohen; janë më shumë se 2.7 milion përdorues, ku 53% e të cilëve janë gra, që tregon se sa shumë shërbimet digjitale kanë përmirësuar dhe kanë rritur aksesin në shërbime dhe se sa shumë gra përfitojnë nga shërbimet digjitale, duke marrë shërbime të cilat janë tashmë pa barriera, pa burokraci dhe që kanë mundësuar përmirësimin e statusit të grave dhe vajzave në shoqëri”,- theksoi Ministrja Manastirliu