Kontrolli i vilave nga SPAK/ Ahmetaj bën lëvizjen urgjente: Ishin të dhunshme

Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së Arben Ahmetaj ankimon vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij.

Në kërkesën e depozituar nga Ahmetaj, deputeti pretendon se duhet të ishte marrë leje nga Kuvendi për të ushtruar kontroll në shtëpinë ku jeton ai vetë.

Sipas Ahmetajt, bashkëjetuesja e tij duhet të ishte informuar paraprakisht për këto kontrolle, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Kontrolli i parë është ushtruar në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që ka filluar në orën 14:40 dhe ka përfunduar në orën 15:20 minuta, rezulton se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

Whatsapp Image 2023 03 15 At 12.48.30 (1)