Turizmi pas pandemisë/ Eurostat: Shqipëria, rimëkembjen më të shpejtë pas bllokimit

Shqipëria ka pasur një përmirësim të shpejtë të sektorit të turizmit pas pandemisë. Eurostat ka bërë një analizë të netë qëndrimeve të turistëve në vendet e BE dhe në rajon ku vërehet se Shqipëria ka pasur ecurinë më pozitive duke u renditur e dyta pas Serbisë.

Sipas të dhënave të Eurostat rezulton se në Shqipëri u regjistruan gjithsej 3.8 milionë netë qëndrime nga turistët e huaj në 2022. Kjo tregon se ky sektor është me rritje 17.6% në raport me 2019-n. Ndërsa në krahasim me 2021, rritja e net qëndrimeve në Shqipëri është rreth 20%.

Ndërkohë që Serbia mban vendin e parë duke regjistruar një rritje të netë qëndrimeve me të pakëtn 21.8% në krahasim me periudhën para pandemisë.

Mali i Zi i cili  njihet për  turizmin ende nuk ka arritur të rikuperoj humbjet e pësuara gjatë pandemisë dhe rezulton se netëqëndrimet janë rreth 8% më pak se në periudhën e parakrizës.Maqedonia e Veriut ndërkohë rezulton me shifra edhe më negative.

Sektori i turizmit ka nisur pozitiv edhe për fillimin e viti 2023. Shqipëria ka pritur mbi 833 mijë të huaj vetëm në janar të këtij viti duke shënuar një nivel rekord nëse e krahasojmë me vitin 2022.

Në total janë 379 mijë turistë më tepër që kanë vizituat vendin gjatë dimrit. Kjo tregon se tashmë nuk është  i preferuar vetëm sezoni turistik i verës. Sipas INSTAT rreth 96 % e shtetasve të huaj që kanë ardhur në  vend kanë qenë për qëllime pushimesh  ose  vizitë tek të afërm.