“Demokratët të besojnë tek fitorja”/ Hoxha: Alibeajt nuk ka kadidatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, u bëri thirrje demokratëve sot që të besojnë tek fitorja se janë shumicë, madje kanë me vete edhe të majtë të lodhur nga Partia Socialiste dhe theksoi se nuk kanë pse të dekurajohen nga makinacionet e pushtetit me çështjet e vulës.

“Forca politike nuk matet nga legjitimiteti burokratik i vulave dhe i simboleve”, gjykoi ai.

“Çfarë i duhet vula, Enkelejd Alibeajt?! Po ai nuk ka kandidatë!” nënvizoi Hoxha gjatë një interviste në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV lidhur me vendimin e KAS dje për  grupimin Basha-Alibeaj.

“Nuk është punë KAS-i, as pune kase, – tha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së. – Për mua nuk ka ndodhur asgjë që nuk dihej se në Shqipëri çfarë nuk ndodh, ligj nuk ka, shtet nuk ka, rregulla nuk ka. Kur nuk ka për qytetarët, si mund të ketë për opozitën?! Do të ishte anormale.

Çfarë është Alibeaj?! Është një grup me disa deputetë dhe shumë pak njerëz në të gjithë Shqipërinë, që pretendojnë se janë një grup politik me një vulë të mbajtur peng nga shumica e demokratëve.

Çfarë u duhet vula?!Çfarë janë këta?!

Se vula është një entitet abstrakt pa njerëzit. Vula janë demokratët, zonja e zotërinj që bëjnë aksione politike, që bëjnë opozitë, bëjnë demokracinë e vendit të funksionojë, i kërkojnë llogari qeverisjes. Forca politike nuk matet nga legjitimiteti burokratik i vulave dhe i simboleve.

Unë nuk e shoh si pengesë këtë gjë. Personalisht, kur i hyra kësaj rruge, jam ndër njerëzit e parë që i kam dalë mbështetje z. Sali Berisha dhe filozofisë së tij për ta transformuar Partinë Demokratike.

Kisha kohë që e kritikoja PD-në për rrugën që kishte ndjekur. Isha pa vulë, nuk kisha shumë njerëz nga mbrapa, por më erdhën duke u shtuar gradualisht sepse kishin të drejtën me vete.  PD kishte nevojë të dilte nga statusi “peng”. Një parti peng, e cila bënte dekorin e qeverisë, pra për të thënë kemi një qeveri dhe një opozitë funksionale. Shqipëria nuk po funksiononte.

Kafe Shqeto: Vendimi i djeshëm i KAS, nëse vazhdon të qëndrojë në fuqi, nuk e di në do të bëhet rekurs apo jo, çfarë do të thotë konkretisht?

Lisandër Hoxha: Janë dy rrafshe. Ka një përpjekje për të dekurajuar demokratët; imagjino t’u thuhet çdo ditë, kryelajm, debate në çdo studio televizive, portale, portale anonime, është çështja Sali Berisha, marrëdhënia me statusin e tij “non grata” (pavarësisht se është pa prova dhe duke u diskutuar) vazhdon të jetë kryefokusi i gjësë dhe i bëjnë një pyetje “famoze” tashmë demokratëve:

Lexo edhe :  “Thirrje për iranianët të përmbysin regjimin”/ Berisha reagon për sulmet e SHBA

“Po si do të fitoni ju pa vulë?!” A thua se vula është një aset që po e ke, e ke fitoren në xhep.

Ana e parë është dekurajimi. Se nëse i thua dikujt dhjetë herë je i sëmurë, vërtet ndihet i sëmurë ai. Nëse ia thua çdo ditë “si do të fitosh, po ju nuk fitoni dot, po si do të fitoni”, në këtë kontekst, dekurajimi është strategji. Para çdo beteje, pala kundërshtare mundohet të shesë veten si të fortë dhe mundohet të përdorë të gjithë mekanizmat të intimidojë palën kundërshtare.

Në rastin konkret ata i kanë të gjitha mjetet mediatike, korruptive, se me para paguhen. Keni parë sponsorizime pa fund, janë një tufë me mendimtarë që japin mendjen me qira aty vetëm e vetëm për të bërë këtë pjesën e dekurajimit, që demokratët të thonë “prit se s’kemi gjë në vijë se ne qënkemi në sherr”.

Po me kë jemi në sherr?! Punë e madhe! A jeni shumicë?!

Ne duhet të shkojmë të përballemi. Duhet të shkojmë të fitojmë, duhet të besojmë te fitorja. Nuk ka fitore pa besim. Nuk mjafton struktura organizative e PD për të fituar zgjedhjet. Merri rrethet e falimentuara. Po si mund të fitojë PS në Kavajë?! Po si mund të fitojë PS në Vorë?! Si mund të fitojë PS në Tiranë, në Shkodër?! Se bëjnë këta makinacione? Po është e turpshme.

Ata që janë demokratë duhet ta dinë se janë shumicë në këtë vend! Edhe të majtët, që nuk janë përfshirë në mënyrë direkte në interesa me qeverinë, jap fjalën se janë gati të votojnë kundër Partisë Socialiste. Janë lodhur njerëzit. Në këtë kontekst duhet të besojmë ne tek fitorja.

Nga ana proceduriale, do të bëjnë gjithçka për t’ia pamundësuar Partisë Demokratike përfaqësimin dinjitoz si forcë kryesore e opozitës, do të mundohen të vendosin “kukullën” e vet dhe “kukullës” do t’ia plotësojë PS-ja me komisionerë me vëzhgues…Kjo është ana e Edi Ramës. Që ai të vendosë “kukullat” e veta. Më thoni, i ka Enkelejd Alibeaj 30 e ca mijë vetë? Se janë dhe vëzhguesit etj. etj. janë shumë njerëz. Po ai nuk ka kandidatë! Çfarë i duhet vula, Enkelejdit?!”- nënvizoi Lisandër Hoxha.

Të fundit

Shkodër, mjeti përplaset me një motor, plagoset 16- vjeçari

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dal nga rruga, duke...

Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Ministri grek i Emigracionit Makis Voridis dhe tre zëvendësministra kanë dhënë pasditen e së premtes dorëheqjen pas skandalit me fondet e keqmenaxhuara të BE...

Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Një ngjarje që mund të kishte marrë përmasa edhe më të rënda është parandaluar nga efektivët e Krimeve të Rënda në Shkodër. Bëhet fjalë...

Paketa e re rinore: Pagesë për 600 persona, kontratë pune për 250 më të mirët

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka shpallur hapjen e Thirrjes së X-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një nismë konkrete...

Dekada e kredive: ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë me lekët që nuk i kemi

Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5...

Lajme të tjera

Web TV