Fshehu mbi 11 mijë euro me qëllim mosdeklarimin e tyre, arrestohet 58-vjeçari nga Peja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fshehu në automjet 11 790 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 58-vjeçari (shtetas kosovar) dhe i sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në këtë kuadër, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin N. F.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e PKK Muriqan gjetën dhe sekuestruan 11 790 euro, të padeklaruara nga shtetasi N. F., konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

U ndalua për shit-blerje votash/ GJKKO lë në ‘arrest shtëpie’ babain e kandidates së PSD

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' për Pandeli Bozhën, i arrestuar disa ditë më parë nën...

Macron uron Ramën/ Urime mik i dashur! Franca në krah të Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka marrë urime për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron., Në një...

Burrat i urrejnë shumë këto pyetje

Sa herë keni nisur një goxha sherr vetëm prej një fjale goje? Një pyetje krejtësisht e pafajshme që xhindosi partnerin tuaj kush e merr...

“Gazment Bardhi “u plagos” rëndë në Fier, tani nuk i kundërvihet dot Berishës!”

Gazetari Nikoll Lesi, ka folur në Euronews Albania mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndaj të cilave PD deri tani nuk do të njohë...

Kandidatët preferencialë në Dibër/ Kush janë deputetët që do bëhën pjesë e Parlamentit!

Në 10 nga 12 qarqe të vendit vijon numërimi i votave për kandidatët preferenciale, që do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Në Qarkun...

Lajme të tjera

Web TV