Leja e ndërtimit të një pallati, apo korrupsioni zgjedhor?/ Vangjush Dako dëshmon në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme SPAK ka thirrur për të dëshmuar ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Siç mëson gazetari Elton Qyno, Vangjush Dako, është paraqitur mesditën e djeshme në prokurorinë e posaçme, ku ka dhënë shpjegime si person që ka dijeni mbi rrethanat e faktit.

Dako rezulton i kallëzuar në SPAK nga disa banorë të një pallati për miratimin e një leje ndërtimi, pallat i cili më pas u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Dako, është figura kryesore e Partisë Socialiste në qytetin e Durresit dhe figura më e përfolur lidhur me kontaktet e tij në botën e krimit në këtë zonë.

Vangjush Dako, pjesë e verifikimeve në një dosje të SPAK që flet për organizim dhe blerje votash në qarkun e Durrësit.

Dako në këtë dosje me nr.339 del në përgjime teksa flet me anëtarë të grupit Avdyli në Shijak për bletjen e votave.

Kjo nuk është hera e parë që SPAK thëret dhe mer në pyetje zyrtarin e PS në Durrës, Vangjush Dakon.

Në muajin Maj të vitit 2019, Vangjush Dako, u pyet për 5 orë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për lidhjen e tij me grupin e Aldylajve të Shijakut si dhe për shitblerjen e votave, në zgjedhjet lokale të 2017.

Edhe pas shpalljes familjarisht “Non grata” nga autoritetet amerikane “për korrupsion madhor”, Prokuroria për Krime të Rënda e ka marrë sërish në pyetje, por vetëm pak muaj më vonë ky institucion u shkri pas krijimit të SPAK dhe çështja kundër tij i kaloi  prokurorisë së posaçme.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV