Shpërthen në flakë gjatë ecjes një automjet në Berat, shpëton mrekullisht shoferi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjet është përfshirë nga flakët duke qarkulluar në aksin mes Urës së Goricës dhe Urës së Varur në Berat.

Mjeti tip Volswagen Polo, me targa AA 031 FO, mësohet se është përfshirë papritur nga flakët e zjarrit, duke krijuar frikë dhe panik në qendër të qytetit.

Në momentin që mjeti u përfshi nga flakët në këtë aks kanë qenë duke qarkulluar shumë mjete të tjera, të cilat kanë ndaluar dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Forca të shumta zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre është bërë e mundur nxjerrja pa lëndime nga mjeti e drejtuesit të tij, që ishte i vetëm në makinë në momentin e zjarrit.

Disa minuta më vonë janë lokalizuar flakët dhe është shuar zjarri, ndërkohë që qarkullimi në këtë zonë është paralizuar deri në shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit në mjet. Burime nga Reparti i Shpëtimit nga Zjarri Berat pohojnë se po punohet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit të papritur në mjetin tip Volswagen, që paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti elektrik.

Të fundit

OSBE: Kodi i ri Penal do kohë dhe konsultim të plotë

Prezenca e OSBE në Tiranë nuk është konsultuar nga autoritetet shqiptare gjatë hartimit të draftit për Kodin e ri...

6 vite burg kush blen vota, 7 për atë që e shet

Nëse kodi i ri penal do të miratohet kështu si është propozuar, një zgjedhës që e shet votën e tij do të dënohej më...

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm 20 kilometra nga qyteti, kjo...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV