Veliaj: Tirana, Bashkia e parë që do ofrojë bonusin social!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dhënë sot lajmin e mirë për të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike në Tiranë, të cilët do të përfitojnë edhe një bonus social. Veliaj, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit bashkiak, u shpreh se Tirana është Bashkia e parë që ka vendosur të japë këtë bonus. Ai tha se nga ky vendim do të përfitojnë 2800 familje.

“Ajo që ne kemi vendosur dhe shumë shpejt do ta prezantojmë për 2800 familje të cilat janë në ndihmë ekonomike, përveç ndihmës standard që vjen nga qeveria, do jemi Bashkia e parë që do ofrojmë edhe bonusin social. Është diçka e ngjashme me atë që ne bëmë me studentët, për të hequr koston e abonesë dhe për të hequr gjysmën e kostos së konvikteve, për atë që ne e konsiderojmë kategori më në nevojë, duke qenë se studentët që rrinë në konvikte vijnë nga qytete të tjera, pra s’kanë një shtëpi në Tiranë, ose kategoria që përdor transportin publik me abone që është le të themi më e prekura, duke qenë se nuk është marrëdhënie pune, ne bëmë ato dy ndërhyrje të veçanta.

Ajo që kam anonçuar dhe që do vijë shumë shpejt në Këshill Bashkiak është ideja e bonusit social. Ne duam që një shumë të shkojë mbi atë që është pagesa standarde. Pse? E para, sepse ndihma ekonomike vërtet mund të jetë njësoj kudo, por jetesa nuk është njësoj kudo. Kjo do të thotë që me të njëjtat lekë të ndihmës ekonomike në Tiranë, nuk blen dot aq gjëra sa me të njëjtat para të ndihmës ekonomike në Këlcyrë, ose në Koplik. T’i themi gjërat siç janë. Kështu që unë besoj që lind nevoja që edhe për këtë shtresë në kryeqytet dhe bëhet fjalë për 2800 familje, ne bëjmë një bonus tjetër, jo për të sfiduar bashkitë e tjera, por përkundrazi, se ne sfidohemi prej faktit që Tirana ecën më shpejt dhe ka disa kosto më të ngritura. Kështu që dua që t’ju prezantojmë konceptin dhe pastaj ta reflektojmë edhe në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Bashkiak për bonusin social,” u shpreh Veliaj.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV