18 Mars 1871/ Kryhet eksperimenti i parë i një qeverisjeje komuniste: Komuna e Parisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuna e Parisit, është qeveria popullore socialiste revolucionare e punëtorëve, e themeluar nga qytetarët e Parisit në kryeqytetin francez. Revolucioni shpërtheu më 18 mars 1871, pas disfatës së ushtrisë franceze kundër asaj prusiane në Sedan, pas një rrethimi disa-mujor.

Izolimi shkaktoi uri dhe vuajtje mes banorëve. Nga pakënaqësia, u formuan grupe, shoqata dhe gazeta politike radikale kryesisht të majta. Kur Parisi u pushtua nga gjermanët, grupet socialiste u përpoqën dy herë të përmbysim qeverinë e përkohshme. Gjatë luftës, kryeqyteti u zhvendos nga Parisi në Bordo.

Por kur lufta përfundoi me disfatë, qeveria nuk pranoi të rikthehej në Paris, dhe u zhvendos në Versajë. Mëngjesin e 18 marsit, qeveria e stacionuar në Versajë dërgoi forca ushtarake në Paris për të mbledhur topat dhe armatimet rezervë. Detashmenti ishte ende duke mbledhur municionet kur parisienët dolën nëpër rrugë, dhe shumë shpejt ushtarët e panë veten të rrethuar.

Në kaosin që pasoi, ushtarët kaluan në anën e kryengritësve, që tani kontrollonin qytetin, dhe shpallën një qeveri e re të quajtur Komuna e Parisit, e cila zgjati nga 18 marsi deri më 28 maj 1871. Shtatëdhjetë anëtarët e Komunës, i përkisnin rrymave të ndryshme politike. Shumica përbëhej nga jakobinët. Të tjerë ishin pasues të revolucionarit Louis-Auguste Blanqui, apo revolucionarë të pavarur dhe radikalë.

Pakica përbëhej nga ndjekës të Pierre-Joseph Proudhon, dhe anëtarë të degës franceze të Sindikatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Komuna nuk mundi ta zbatonte dot programin e saj socialist, dhe në fund eksperimenti komunist u shtyp me gjak. Mijëra njerëz u larguan jashtë vendit, rreth 20.000 Komunarë u ekzekutuan, dhe 7.500 u burgosën ose u internuan.

Kjo situatë zgjati deri në një amnisti të përgjithshme në vitet 1880, e cila i hapi rrugë lëvizjes proto–komuniste në Republikën e Tretë Franceze (1871-1940). Në pak javë të ekzistencës së saj, Komuna propozoi masa në dobi të punëtorëve, dhe votoi për masa të tilla si ndarja e Kishës nga shteti, dhe shtetëzimi i fabrikave të braktisura nga sipërmarrësit.

Lexo edhe :  1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Sidoqoftë, këto masa nuk hynë kurrë në fuqi, pjesërisht për shkak të mosmarrëveshjeve që lindën shumë shpejt në mesin e rrymave të ndryshme të Komunës, por mbi të gjitha për ndërhyrjen e ushtrisë së rregullt të urdhëruar nga Asambleja Kombëtare.

Kalendar

18 Mars 1848 – Revolucioni i Marsit:Në Berlin zhvillohet një përleshje e shkurtër me armë midis qytetarëve dhe ushtrisë, që shkakton vdekjen e rreth 300 njerëzve.

18 Mars 1913 – Mbreti Jorgo I i Greqisë, vritet në një atentat në qytetin e porsa çliruar të Selanikut.

18 Mars 1965 – Kozmonauti rus Aleksei Leonov, del nga anija e tij “Voskhod 2” për 12 minuta, duke u bërë personi i parë që ecën në hapësirë.

18 Mars 1989 – Në Egjipt, zbulohet një mumje 4.400 vjeçare në Piramidën e Keopsit.

18 Mars 1990 – Në Muzeun Isabella Stewart Gardner në Boston, ndodh vjedhja më e madhe e veprave të artit në histori:12 piktura me një vlerë prej mbi 300 milionë dollarë.

18 Mars 1994 – Boshnjakët dhe kroatët nënshkruajnë Marrëveshjen e Uashingtonit, duke i dhënë fund luftës midis Republikës Kroate asaj të Bosnje Hercegovinës.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV