Bayern Munich bie në transfertën e Leverkusen, Dortmund ruan kreun e Bundesligës

Bayerni i Mynihut bie në “Bay Arena” përballë Bayer Levekusenit dhe ia lëshon vendin e parë Borussias së Dortmundit. Bavarezët, edhe pse kaluan të parët në epërsi në pjesën e parë, pësuan dy gola gjatë 45 minutave të dyta, duke pësuar humbjen e tretë sezonale.

Joshua Kimmich e çoi topin në rrjetë në minutën e 22-të, pasi u asistua nga Goretza në qendër të zonës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bavarezëve, por gjithçka u përmbys në minutat në vazhdim.

Në të 55-tën, Palacios realizoi nga pika e bardhë, pas gjyqtari akordoi penallti për vendësit pasi pa pamjet në sistemin VAR.

E njëjta situatë edhe në minutën e 73-të dhe sërish Palacios nuk gaboi nga 11 metra largësi.

Bayerni u mundua me të gjitha mënyrat për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por pa rezultat, në fund ia desh ta pranonte disfatën, që e zbret në vendin e dytë.