Spektakël në FA Cup, Manchester United përmbys Fulhamin dhe siguron gjysmëfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United kualifikohet për në raundin gjysmëfinal të FA Cup. Në Old Trafford, “Djajtë e Kuq” mposhtën me shifrat 3-1 Fulham falë golave të Bruno Fernandes dhe Marcel Sabitzer. Në fakt, sfida nuk ishte e lehtë për United duke qenë se kaluan në disavantazh në minutën e 50-të teksa i ndëshkoi sulmuesi kryesor i Fulham, Mitrovic.

Gjithsesi, miqve iu “rrëzuan” të gjitha planet në momentin kur Willian u ndëshkua me karton të kuq pasi preku qëllimisht topin me dorë ndërsa në të njëjtën minutë edhe Mitrovic nuk përmbajti nervat duke shtyrë arbitrin.

Në këtë formë, United përfitoi maksimalisht me Bruno Fernandes që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë ndërsa dy minuta më pas Sabitzer realizoi përmbysjen e rezultatit. Në fundin e lojës, United shënoi sërish me anë të Fernandes për të vulosur kualifikimin me të besuarit e trajnerit Manchester United që kalojnë në gjysmëfinalen e FA Cup, aty ku i pret përballja me Brighton.

Të fundit

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë. Kësaj radhe, në spitalin Gaslini në Genova, ka rritur të...

Nga sot, opozita duhet të thotë ‘shyqyr që s’votojnë emigrantët’

Nga Ardit Rada Një lukuni fyerjesh janë lëshuar sot në drejtim të shqiptarëve qe mbushën sallën e “Christmas Theatre” në Athinë, teksa mbërrinte qeveria shqiptare....

Lajme të tjera

Web TV