“Nuk është antiberishizmi tezë për të ecur përpara”/ Kulluri: Alibeaj nuk frymëzon njerëz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në News Line në Abc News, tha se grupimi i Enkelejd Alibeajt nuk frymëzon njerëz.

Në intervistën  Kulluri theksoi se teza e tij për të qenë kundër Sali Berishës nuk mjafton për të ecur përpara dhe për të pasur një rezultat pozitiv në zgjedhje.

“Krahu i Alibeajt do ta ketë të vështirë për të gjetur komisionerë. Kështu që e shikoj të vështirë sepse ka edhe një problem nuk është një grupim që frymëzon njerëz. Të jesh anti Berishë, më shumë shkon majtas. Të jesh një parti e djathtë, veçse anti Berishë është një pengesë e madhe për Alibeajn. Nuk mjafton kjo për të nisur një grupim politik.”, tha Kulluri.

Sipas tij, simbolika e zyrave tregon dobësinë e Alibeajt.

“Pavarësisht se Berisha nuk fiton dot zgjedhjet, do të marrë shumë pak bashki por kjo nuk do të thotë se krahu i Alibeajt po bën gjënë e duhur. Nuk është antiberishizmi tezë për të ecur përpara. Nuk ka projekt politik. Që kur kanë pranuar të hynë në një apartament apo dyqan edhe nuk shkojmë të marrin selinë tregon dobësinë e Alibeajt.”, shtoi Kulluri.

Të fundit

Si do të duken smartfonët tanë në vitin 2025?

Nga bateritë e silikonit tek ekranet e trefishtë e deri te inteligjenca artificiale e personalizuar, këtu janë disa nga...

Në garë për Shtëpinë e Bardhë apo për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri?

Të paktën këtë përshtypje të jep lidershipi i PD-së, nëse i referohesh takimeve që po zhvillojnë ata që duhet të jenë në krye të...

Nëse ka rënë non grata e Berishës, ka rënë edhe për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon

Nga Ylli Pata Komunikimi i njerëzve të afërt të Sali Berishës për çështjen e Non Gratës këto ditë, është sa patetik, aq edhe nivel i...

Një nga plazhet më të famshme në botë nuk është më i aksesueshëm nga toka

Plazhi i famshëm i Kuq në Santorini u mbyll për shkak të rrëshqitjes së dheut të ndodhur dy ditë më parë për shkak të...

Dy bonuse për pensionistët, sa do të përfitojnë këtë muaj

Kryeministri Edi Rama u shpreh se bonuset për pensionistët do të vazhdojnë dhe ata do të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes...

Lajme të tjera

Web TV