“Luftoi demokratët deri në fund”/ Baçi akuzon Alibeaj: Kështu kënaqet punëdhënesi jot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Luan Baçi ka reaguar ashpër ndaj kreut të përçarësve të PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj duke e akuzuar se po përdorë të gjitha mënyrat për të luftaur dhe pëçarë demokratët me urdhër të punëdhënësit të tij, Lulzim Basha.

Baçi i ka numëruar Alibeajt kohën e kuvendit të 2021 ku përçarësit duartrokisnin për Sali Berishën pa pushim dhe bënin çmos që t’i binin në sy.

Ndër të tjera, Baçi nuk ka harruar të përmend edhe dhuratat dhe financimet nga aleati i Alibeajt, kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij po bëhet gati t’i jap fondet mbi 1  milionë € nga buxheti i shtetit.

Ai i ka kujtuar Alibeajt se ishin demokratët ata që nga hiçi e ngrijtën dhe e çuan shumë lartë dhe ai po ua shpërblen sot me tradhëti dhe dyfytyrësinë e treguar karshi tyre.

Në fakt nuk ke faj ti, mirë bën, kështu vazhdo,  mos lërë gjë pa bërë, luftoi demokratët deri në fund, mos ndalo, përdori të gjitha mënyrat, nga më të ndyrat, se vetëm kështu, kënaqet punëdhënesi jot!

Në kuvendin e Korrikut të 2021, duartrokitet pa pushim kur hyri doktor Berisha në kuvend, qëndruat në këmbë deri sa u ul dhe po të njëjtën gjë edhe kur iku dhe nuk ndalonit së buzëqeshuri për t’i rënë sado pak në sy!

Pas 9 Shtatorit se patë për gjë, te thoshe, mbase ka ardhur koha, që PD edhe mund të mos ekzistoj nuk ka problem, do të lindë prap dielli nesër, perifrazove!

Pastaj nuk e kuptuam se si të hyri kjo dashuri e madhe, për ta “forcuar” PD dhe po bën çmos që ta prezantosh denjësisht me kandidat që i propozon vet, i voton vet, dhe i vendos vet!

Po mirë vulën ta dha Rama edhe siglen ta dha, fondet mbi 1  milionë € nga buxheti i shtetit do t’i marresh, plus “dhuratat” qeveritare s’po i quajmë se nuk e dimë sa janë!

Po çfarë pune të prishin demokratët që po garojnë, përballë mazhorancës me mundësitë e tyre, me financat e tyre, pa siglen e tyre, që ti e mbanë në xhep, si Ferto Fetahu në Cakran, që nuk do t’i leshë të garojnë edhe kështu, në një koalicion opozitar, me kandidat që i kanë votuar vet me një anëtar e një votë?

Çfarë pune të prish EVDAR KODHELI në Fier që në fushatën e 25 Prillit 2021 ishte pjesë e fushatës tënde, punoi personalisht për ty, madje të solli dhe shumë biznese sponcorizuese, që nuk e di askush ku perfunduan?

Po strukturat e kësaj dege, anëtarët dhe simpatizantet e shumtë, që ishin të gatshëm sa herë që të duheshin, dhe me çdo gjë qe të duhej, megjithë hallet e shumta që kishin vet, çfarë të kanë bërë?

Çfarë pune të prish RESMI SHANAJ në Mallakastër që të mbeshteti pa kushte?

Çfarë të ka bërë EDUARD SHARKA,  që në zgjedhjet e 2021, punoi dhe kontribuoi aq shumë duke sjellë te PD mijëra vota, pa asnjë ndihmë nga ju?

Çfarë të ka bërë AUREL MALKO  në Divjakë që në çdo takim dhe çdo ditë, vetëm punonte për ty?

SOFIE ALUSHAJ  në Patos, doktoresha e respektuar dhe e  kudogjendur dhe demokratët e nderuar aty, çfarë të kanë bërë që i lufton dhe u vë kandidat përballë, që të fitojë lehtësisht Rama!

ERDIT HAZISAJ në Rroskovec dhe gjithë ata demokratët e nderuar dhe të pa epur të asaj zone, që të prisnin dhe përcillnin si të ishe pasha, çfarë të kanë bërë, që nuk i lë rehat?

Çfarë të kanë bërë demokratët e këtij qarku, që nga hiçi të ngrijtjen dhe të çuan shumë lartë, aty ku nuk e kishe menduar!”, shkruan ai në postim.

Të fundit

Starmer në Tiranë! Nënshkruhet deklarata e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri…

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan sot deklaratën e Përbashkët Mbretëri e Bashkuar – Shqipëri për Avancimin e Bashkëpunimit...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për tifozët…

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se është hapur procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset...

‘Burgu 313’ voton Ilir Metën, kreu i PL merr 58 vota

Janë publikuar edhe votat për kandidatët në burgjet e vendit tonë. Ndër të tjera, është bërë publike dhe vota e të burgosurve në burgun 313. Kreu...

Samiti në Tiranë/ Çfarë është Komuniteti Politik Europian?

Komuniteti Politik Europian (KPE) është një platformë ndërqeveritare e iniciuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më 9 maj 2022, në Strasburg. Ai nuk...

Mrekullia elektorale e Ramës ka një emër…

Nga Blendi Kajsiu Menjëherë pas katastrofës elektorale të PD-së më 11 maj, propaganda berishiste filloi të shfajësonte Berishën për këtë humbje. Sipas saj fitorja e...

Lajme të tjera

Web TV