U dënua për falsifikim dokumentesh/ Gjykata e Lartë vendos për fatin e Luan Dacit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin për ish-anëtarin e KPA-së, Luan Daci.

Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me 6 muaj burg ish-anëtarin e KPA-së, Luan Daci me 8 mars 2021, për falsifikim dhe fshehje të dokumentave të aplikimit

Gjatë aplikimit për tu bërë pjesë e KPA, Daci sipas SPAK, ka fshehur faktin se ndaj tij KLD kishte vendosur masë disiplinore në vitin 1997 çka mund të përbënte shkak për të mos u emëruar në organet e Vettingut.

Dënimi u konvertua në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike.

Më 8 korrik 2021 Kolegji i Posaçëm i Apelimit pezulloi hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë.