VIDEO/ Autobusi i “Green Line” përplaset me një mjet në Astir

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një autobus i linjës “Green line” është përfshirë në një aksident mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit, Tiranë.

Bëhet me dije se autobusi është futur në një rrethrrotullim me shpejtësi tej normave, duke u përplasur me një tjetër mjet. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

 

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që urbanët e Tiranës përfshihen në aksident. Jo më larg se një muaj më parë autobusi i po të njëjtës linjë u aksidentua në zonën e “Shallvareve”, ku mori para disa mjete, duke shkaktuar disa të plagosur.

Ndërsa një vit më parë autobusi “Green Line” i linjës së “Unazës” u përplas me një makinë dhe përfundoi në lumin e Lanës.

Në atë kohë u plagosën pesë qytetarë dhe urbani përfundoi në lumin Lana bashkë me shoferin e një makine tjetër, të cilin autobusi e mori përpara. Paraprakisht, u raportua se urbani kishte marrë shpejtësi vetë dhe nga xhirot shkaktoi aksident e përfundoi në lumë.

Të fundit

Uvil Zajmi, koleksionisti i 845 kravatave: Më mungon vetëm e Ramës, Berishës e Nanos

Tavolina në studion e “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të shtune ishte e mbushur plot e përplot...

Zbardhet plagosja e 5 personave në Laç, konflikti nisi disa ditë më parë…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të rinj. Sipas hetimeve paraprake dhe...

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një apartament në Hjuston të Teksasit,...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Lajme të tjera

Web TV