Rama vizitoi dje Athinën sot fluturon drejt Londrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në shtetin helen, ku krahas ekspozitës së tij me piktura atje është pritur edhe në një takim nga Krytari i Parlamentit Grek, Konstantinos Tasoulas, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve, si dhe shprehën dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit Konstantinos Tasoulas bashkëvlerësuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi, si ura solide miqësie mes vendeve. “Është kënaqësi e veçantë që jemi në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, u shpreh Kryeministri Rama. Nga ana e tij, Kryetari Tasoulas shprehu mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke vlerësuar progresin e bërë nga vendi ynë në këtë aspekt. “Me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt integrimit evropian, me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Me të drejtë të dyja vendet tona, duke pasur ura lidhëse minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar ne Greqi, po ecin përpara“, u shpreh ai gjatë takimit. Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot për në Londër, ndërsa një ditë më pas do të ketë edhe një takim me homologun britanik, Rishi Sunak, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë për mediat. Gjithashtu, Rama do të ketë takime edhe me kryetarin e Parlamentit britanik dhe Sekretarin e Jashtëm, si edhe me zyrtarë lokalë. Vizita vjen në një kohë kur Britania e Madhe po mendon të miratojë një ligj që synon të frenojë emigrantët e paligjshëm drejt ishullit, ku një numër të konsiderueshëm e përbëjnë të rinjtë shqiptarë. Administrata Sunak, u ka shpallur luftë prej disa kohësh emigrantëve nga vendi ynë, të cilët i lidh me krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave, 12 301 emigrantë shqiptarë, kryesisht meshkuj të rinj, kanë hyrë ilegalisht në vend në 2022, numri më i lartë i rreth 45 mijë shtetasve që kanë kaluar gjithsej kanalin vitin e kaluar.

Të fundit

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV