Berisha akuza të forta Manjës: Arrestove Lefterin që t’i bëjë qejfin Belindës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë deklaratën e fortë ndërsa pohoi se ish-ministri Lefter Koka u arrestua për t’i bërë qejfin Belinda Ballukut për aferën e inceneratorëve.

Duke replikuar me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, Berisha e cilësoi atë intrigant.

“Jam këtu sot për të informuar qytetarët lidhur me Ahmetajn, i cili është vendosur nën hetim. Theksoj se ai është përgjegjës ndër më kryesorët në aferën e tmerrshme të djegëseve. Ka firmën në transferimin e fondit të emergjencës në djegësin e Elbasanit dhe të Fierit. Ahmetaj ka qenë i lidhur me Zoton. Kryeautori i djegëseve është një; Edi Rama. Afera 700 mln apo afera e djegësit të Tiranës s’mund të realizohej me insistimin e Ahmetajt. Ai në daljen e tij të fundit u shpreh se; qeverinë nuk mund ta lëvizja unë. Kurrë një ministër nuk lëviz dot qeverinë, por e lëviz një kryeministër, ai ngarkon punonjësit e Këshillit të ministrave.

Ai firmosi 17 shkresa në 24 orë. Ahmeteaj ka përgjegjësi të plotë sepse në Inspektoratin e tij financiar nuk mbikëqyri financimet. Tani thotë; Follow the many. Tani jep këshilla pasi iu kujtuan. Rama është përgjegjësi numër një. Ai është autori i firmës pasi Enti Kombëtar i Prokurimeve i tha; kjo procedurë është antiligjore. Ai i dha vlerësimin 8 pikë në një kohë kur nuk ekzistonte inceneratori. Një ministre e parlamentit shkruante se kjo kompani nuk ekziston dhe me këtë shkresë Rama u njoftonte.

Kompania u hap në 2018-ën. Në eko-parkun e Porto Romanos, sekserët e Ramës kishin krijuar kompani për të 6 muaj para se ta shpallte publikisht se i kishte lindur ideja për një eko-park. Thjeshtra e Edi Ramës në kompanie ishte përfituese e Eko-parkut. Thjeshtra në kompaninë IRI është fituese e tenderit bashkë me kompaninë Fendandes për rindërtimin e muzeut. Po ti mo ministër Drejtësie ça bën që firmos çdo firmë të tij? Ka pasur dhe ministra që nuk e firmosin. Ka pasur nga ata që s’kanë firmosur. Shkove dhe arrestove Lefterin për t’i bërë qefin Belindës, o intrigant. Se ajo është bërë kryeministër. Këto i di gjithë Dibra..

Lexo edhe :  Detaje nga takimi i Ramës me drejtuesit e PS!Në listat e mbyllura do jenë gra dhe të rinj

Për Ahmetaj kam vetëm një thirrje, i them bëhu i penduar i drejtësisë dhe zbërthe organizatën kriminale, ke vetëm një rrugë, ke vjedhur për të vjedhur ti, por bëhu i penduar i drejtësisë… po, po dhe ti ke qenë në Petersburg…se kur të thash që je përfaqësues i rusëve në ekonomi fillove po turfullon, do të them data dhe të takimet që ke bërë”, tha Berisha.

 

Të fundit

Gjermani/ Për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD?

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake...

Elbasani nis festimet për Ditën e Verës, një javë e mbushur me ngjyra, muzikë dhe traditë

Kryeqyteti i pranverës ka nisur sot festimet për Ditën e Verës, duke e kthyer qytetin në një skenë të gjallë plot muzikë, ngjyra dhe...

Redoni nxjerr blof produksionin e “BBV”, mohon dërgimin e mesazhit për Eglin

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni ka folur për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin. Ai theksoi se për shkak...

2035, si do të jetë bota pas 10 vitesh?

Bota në vitin 2035, pra në 10 vjet, nuk do të na kënaqë aspak, nëse verifikohen vlerësimet dhe parashikimet e ekspertëve. Me siguri, disa...

Rama jep lajmin e bukur: Në Paris, shesh me emrin dhe bustin e Skënderbeut

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se statujës së Skënderbeut ë ndodhet në shesh po i merren përmasat pasi monumenti i tij...

Lajme të tjera

Web TV