Muaji i Ramazanit/ Nutricionistja sugjeron vaktin për t’u ndjerë të lehtë e të ngopur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit dhe bota islame ka nisur agjërimin. Ky ritual është një adhurim shumë i rëndësishëm për myslimanët, të cilët e mbajnë për orë të gjata.

Nutricionistja, Anila Kalleshi jep disa këshilla se si të ushqehemi shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit. Ajo ka theksuar se cilat ushqime është mirë që t’i marrim.

“Gjëja që më e rëndësishme që ne të marrim ushqime proteinike, ku flasim për bulmetrat, kosi mund të ishte një produkt shumë i mirë, por gjithashtu edhe karbohidratet, janë ushqime që do të na jepnin energji gjatë gjithë ditës.

Pra, për të qënë të përqendruar, për të pasur forcë, duke qenë të kputur, të lodhur, do të merrnim energji. Burimi është shumë i rëndësishëm, nëse ne do të zgjidhnim burime të shëndetshme si kosin pa yndyrë, drithrat pa gluten, do të ishin një vlerë shumë e mirë për të gjithë ne”, u shpreh Kalleshi.

Më tej, ajo ka treguar edhe vakt ideal për iftarin dhe syfyrin, i cili do t’i shërbejë të gjithëve agjëruesve.

“Unë do të thoja që mëngjesi do të ishte mirë të fillonte me drithëra integrale, të shoqëruara me proteinat e marra nga bulmetrat, nga veza ndoshta, ose ndonjë smothies për ata që duan të humbasin peshë. Nëse t’i përzgjedh ushqimet e duhura, të mban, frutat e thata psh që kanë acide yndyrore Omega 3 pafund, të cilat të bëjnë të ndihesh i ngopur, gjithashtu përmbajnë zink, magnesë, që na bëjnë të ndihemi shumë mirë.

Për pasditen kur prishet kjo mënyrë e të ushqyerit, do të ishte mirë proteinat e marra nga mishi ose peshku, por gjithashtu do të ishte mirë dhe ushqimet e përditshme që ne konsumojmë si fasulet, bizelet, thjerrzat, bishtajoret. Sidomos për ata vegjetarianët që duan të marrin proteinat me origjinë bimore, do të ishin zgjedhje fantastike. E shoqëruar më pas me sallatëra të ndryshme të bollshme, por gjithashtu edhe me supëra, të cilat bëjnë gjithashtu një shplarje të toksinave që janë mbledhur gjatë gjithë ditës. Duke qenë një vakt i vonshëm, do të ishte mirë që uji të pihej 20 minuta përpara”, këshilloi Kalleshi.

Të fundit

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por...

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa...

A do ta përfundojë tani Trump edhe luftën në Gaza? Zbulohet plani me 5 pika

Teksa lufta 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit ka përfunduar, duket se SHBA dhe Izraeli janë dakordësuar për një plan të ardhshëm për Lindjen e...

Millosheviç dorëzohet në Hagë: Ish-presidenti i Jugosllavisë përballet me drejtësinë

28 qershor 2001 Më 28 qershor 2001, ish-presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, u dorëzua zyrtarisht autoriteteve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë,...

Shqipëria nuk hesht! 6 përballje të Ramës që bënë jehonë ndërkombëtare

Nga Brukseli në Londër, nga Athina në Beograd, nga Tirana në Strasburg – Edi Rama nuk ka qenë kurrë një politikan që flet me...

Lajme të tjera

Web TV