Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Politika nuk përbën më lajm parësor tek shqiptarët. Ka një lodhje nga retorika e pandryshuar, nga akuzat që janë si fotokopje ndër vite, nga të njëjtët personazhe që janë thinjur duke u majmur nga besimi elektoral në tre dekada të pluralizmit. Nuk ka më joshje a kuriozitet as nga ajo çfarë ndodh në opozitë, ku prej dy vjetësh nuk dihet më se ku është koka e ku bishti, ku sherret e copëtimi i vazhdueshëm bëjnë që lajmi vetëm zhvillim nuk mund të quhet, por thjesht degradim e pazotësi. Nuk paraqet kureshtje as çfarë pritet nga zgjedhjet e 14 majit kur shihet se zarat janë hedhur e në fushëbetejë ka veç kundërshtarë të shpartalluar pa nisur fushata përballë detashmenteve kompakte të maxhorancës. Zhgënjimi nga niveli i ulët që paraqet politika dhe shkëputja e saj prej realiteteve jetësore, ka kohë që është e pranishme, ndaj dhe vëmendja qytetare është përqëndruar drejt të tjerave temave që janë më ndikuese dhe më pranë përditshmërisë. Tema që shqetësojnë në mbarëvajtjen e shtetit dhe të taksave të tyre, në cilësinë e shërbimit, në sigurinë dhe rendin, për arsimin e fëmijëve të tyre dhe në sigurinë për një të ardhme më të mirë për ta. Çështja e korrupsionit prej më shumë se një dekadë ka qenë në krye të top listës së shqetësimit të opinionit publik. Jo më kot dhe mbështetja që ia dha reformës në Drejtësi kish për bazë pikërisht luftën ndaj korrupsionit, të vjetër dhe të ri, si një mundësi për shmangien nga kapja prej tij e për të çliruar energji të reja për zhvillimin. Parë në këtë aspekt, çdo hetim i nisur nga institucionet e reja të drejtësisë vihet në qendër të vëmendjes dhe përcillet me një optimizëm se gjerat po ndryshojnë, e abuzuesit duhet të ndjejnë frikën e ligjit. Fillimi i veprimtarisë së SPAK pati një lloj padurimi të opinionit që çështjet të vijonin me ritëm të lartë. Kjo është një trysni sidoqoftë pozitive që duhet vlerësuar dhe që prokurorët duhet ta vlerësojnë për përgjegjësinë që kanë për momentet në të cilat ndodhet shoqëria shqiptare. Koha po tregon që SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje. Dhe kjo është diçka që duhet vlerësuar, pasi kujdesi dëshmon pjekuri profesionale. Kryelajmi në gjithë këto ditë ka qenë procedimi penal për kryetarë bashkish të akuzuar për korrupsion, apo dhe hapja e hetimit për ish zëvendës kryeministrin Ahmetaj. Lëvizja është e ndjeshme se gjërat nuk mund të jenë si më parë. Kur një institucion si SPAK arrin të thërrasë për të dëshmuar dhe një ministre që është në detyrë, si rasti i Olta Xhaçkës, për hetimin mbi pronat e ushtrisë në Sarandë, është e kuptueshme se përpara ligjit e marrjes së përgjegjësisë, SPAK nuk do të përfillë as edhe një ish, qoftë ky dikur në postet më të larta e i lartësuar në politikë.

Lexo edhe :  Ca copëza të trazuara Shqipërie dhe një thikë e përgjakur nën brinjë

As që mund të mendohej dikur, që një ministër a zyrtar i lartë në detyrë, ti nënshtrohej marrjes në pyetje a ndaj tij të hapej një hetim. Gjithshka do të mbyllej pa bujë e dosjet do të kyçeshin sirtareve. Të vetmit që mund tu ngecej koka nën hetim ishin së pari isha pa pushtet apo personazhe periferikë që gjithësesi nuk i prishnin punë kupolave. Por në gjithë këto zhvillime nuk duhet harruar diçka e rëndësishme. Për herë të parë kemi një maxhorancë, duam apo sduam duhet ta pranojmë, që nuk ka asnjë qëndrim a trysni ndaj organeve të drejtësisë për të mbrojtur pinjollët e vet të maxhorancës që bien në rrjetën e drejtësisë. Kjo nuk mund të imagjinohej dot 10 vjetë të shkuara, kur prokurorë e gjyqtarë që për bazë kishin ligjin e jo vullnetin e Maliqit, do përbalteshin në foltoret e batareve të sharjeve dhe të etiketimeve vulgare. Ndaj nëse shqiptarët ndjekin me vëmendje zhvillimet në luftën kundër korrupsionit, janë aq të pandijshëm ndaj çdo akuze të opozitës që korrupsionin kërkon tia veshë vetëm kësaj maxhorance, kur vetë ka qenë mbrojtësja më e flaktë e saj. Duke penguar edhe ato tentativa të pakta të drejtësisë për ta goditur. Shqipëria ish shndërruar në një kënetë të madhe, ku asgjë nuk ndryshonte, ku korrupsioni gëlontë e askujt nuk i hynte gjë në këmbë. Kish ardhur koha për të ta pastruar e për një bonifikim të thellë ligjor e institucional për të shpëtuar shtetin nga baltovinat thithëse. Qytetari i thjeshtë është i interesuar për rezultate e jo për deklarata. Është i vëmendshëm për atë që i ndryshon cilësinë e jetës, të garancisë së biznesit dhe të suksesit të bazuar tek puna. Dhe jo vetëm ndaj çështjes së korrupsionit por dhe për fenomene që ndodhin në përditshmërinë e jetës së tyre e të fëmijëve të vet. Zbritja e operacioneve të policisë së shtetit në rrugë, në shkolla e në lokale nate për të goditur trafikimin e drogës, ish një tjetër shembull që vullneti për të ushtruar detyrën në gjithë kompetencat e saj, japin rezultate. E për suksesin e tyre nuk mund të mos të kesh mbështetjen e gjithë opinionit publik. Pasi dhe shteti fillon nga gjërat e vogla e të prekshme, që kanë ndikim direkt në jetën qytetare.

Të fundit

Dhimbje koke në mëngjes, ja nga se shkaktohet

Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit...

Rihapet gara për La Ligën, Barcelona nuk arrin të ruajë rezultatin ndaj Celta Vigos

Barazim thriller 2-2 mes Celta Vigos dhe Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Golat e Raphinha dhe Lewandowski krijuan idenë se gjërat...

Një në 10 lindje janë të parakohshme, mjekët shpjegojnë arsyet: Ja pse ndodhin

Një bebe e lindur para javës se 37-të të shtatzënisë quhet premature. 1 në 10 bebe lindin para kohe në Shqipëri, kaq raportohen edhe...

Kina mund të aksesohet pa viza/ Ja cilat janë ndryshimet e publikuara

Kina ndërmerr një tjetër hap stimulues duke ofruar aksesin pa viza për udhëtarët nga Japonia, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi dhe shtete të...

Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Senatorin republikan, Marco Rubio, për të drejtuar politikën e jashtme amerikane gjatë katër viteve të ardhshme të presidencës...

Lajme të tjera

Web TV