“90% e fondeve publike vidhen nga zyrtarët”/ Berisha akuza të forta socialistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kamza, kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka grumbulluar në duart e tij 10% më shumë pushtet se vetë diktaktori komunist, Enver Hoxha. Gjatë një takimi me simpatizantët demokratë para të cilëve prezantoi Arjan Hoxhën si kandidat për bashkinë e Kamzës në zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha e konsideroi këto zgjedhje si më të rëndësishmet në vend që nga viti 1992.

“Sot kjo betejë është një betejë më e rëndësishmja e zhvilluar në Shqipëri që nga viti 1992. Në vitin 1992 ne së bashku përmbysëm monizmin stalinist 45-vjeçar. Monizëm që u krijoi shqiptarëve dhe Shqipërisë katastrofën më të madhe politike, sociale dhe ekonomike. Por sot përsëri pas 32 vitesh, Edi Rama ka përqendruar në duart e tij, 10% më shumë pushtet seç kishte diktatori komunist në vitin 1992”- u shpreh Berisha.

Duke ripërsëritur largimet e qytetarëve nga vendit, Berisha tha se një e treta e shqiptarëve kanë zgjedhur rrugën e emigrimit gjatë 8 viteve të fundit, duke qenë se nuk arrijnë të ndërtojnë dot të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Kamza, Tirana, Shqipëria sot ka humbur gjatë këtyre 8 viteve mbi 1 mln banorë, ka humbur 35%, 1/3 e popullatës. Të gjithë ne së bashku jemi 1/3 më pak, se njerëzit tanë janë larguar, largohen nga ky vend për arsye se nuk ndërtojnë jetën e tyre. Tirana, Kamza, Shqipëria largohen dhe pakësohen qytetarët e tyre, sepse ata vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen”- shtoi kreu i Rithemelimit.

Ai theksoi se për çdo punë publike të bërë në vend, qeveritarët qendrorë dhe vendorë, përvetësojnë 80 deri në 90% të fondeve publike dhe kjo është një prej arsyeve përse shqiptarët largohen nga vendit.

Lexo edhe :  Elisa Spiropali takim me Kryetarin e Dhomës së Lordëve të Mbretërisë së Bashkuar

“Këta qeveritarë qendrorë dhe vendorë vjedhin 80-90% të fondeve në çdo punë publike,. Ndaj edhe borxhi rritet dhe shqiptarët vetëm largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria”-nënvizoi ai.

 

 

Të fundit

“Largohu komunist”/ Qori përplaset me Lapajn para Ministrisë së Brendshme

Protesta e Arlind Qorit para Ministrisë së Brendshme dështoi teksa ishin të paktë qytetarët (jo më shumë se 62...

Sfida e 2025/ Hendeku i pagave mes publikut dhe privatit do të ulet

Viti 2024 u mbyll me një hendek pagash mes sektorit publik dhe atij privat, me 28%. Por sipas ekspertëve të ekonomisë dhe të punësimit,...

“Së bashku mund të arrijmë paqen”/ Rutte uron Trump

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili supozohet se ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin Donald Trump, gjatë mandatit të tij...

Ilir Meta shfaqet brenda burgut “313”, shikoni çfarë bën gjatë ajrosjes/ VIDEO

Për rreth gati tre muaj, kreu i Partisë së Lirisë ndodhen në burgun “313” në Tiranë, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar...

SHBA/ Trump: Do ta vendosim flamurin tonë në Mars

Donald Trump ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të zgjerojë territoret amerikane duke vendosur flamurin e SHBA-ve në Mars. Gjatë fjalimit të tij...

Lajme të tjera

Web TV