Joshua Kimmich i befasuar me shkarkimin: “Nagelsmann një nga tre trajnerët më të mirë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i drejtuesve të Bayernit të Mynihut për të shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann dhe për t’ia besuar pankinën Thomas Tucheli, ishte një “rrufe në qiell të hapur” për të gjithë botën e futbollit.

Ndonëse Nagelsmann kishte bërë mirë deri në këtë pikë të sezonit, me Bayernin në garë për titull dhe për Ligën e Kampionëve, drejtuesit bavarezë vendosën ta shkarkojnë në një moment vendimtar të sezonit.

I habitur për ndryshimin në pankinë, ishte edhe një nga liderët e bavarezëve, mesfushori Joshua Kimmich, i cili foli nga grumbullimi me kombëtaren gjermane dhe nuk e fshehu faktin që ishte i surprizuar.

“Nuk di asgjë për këtë vendim. Jam i surprizuar, Di të them që Nagelsmann është një nga tre trajnerët më të mirë me të cilët kam punuar gjatë karrierës time. Megjithatë për momentin jam i përqendruar te kombëtarja dhe kur të kthehem te Bayerni, do të informohem më mirë për gjithë sa ndodhi”, u shpreh Kimmich.

Të fundit

Kanë tre vite bashkë, ja pse Brad Pitt nuk i ka propozuar ende Ines de Ramonit

Kanë kaluar tashmë tre vite që nga fillimi i lidhjes së Brad Pitt me stilisten e bizhuterive Ines de...

Takimi elektoral në Fier, Berisha: Kjo natë 12 vjeçare e ka një fund, më 11 maj!

Në takimin elektoral përmbyllës në Fier, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se në 11 maj do të fitojë e djathta. Berisha tha se...

Zjarr i madh në Babrru, flakët rrezikojnë banesat, banorët në panik

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën e Babrrusë në Tiranë pasditen e sotme. Mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ndodhet shumë pranë disa banesave,...

Rama kritikon sërish partitë e vogla: Janë si LSI, përfaqësojnë vetëm interesa të ngushta

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetës të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës, ka lëshuar sërish kritika ndaj partive të vogla në...

Vuçiç anulloi takimet në SHBA se ishte i sëmurë? Ish-diplomati: Sajesë, e përzunë nga…

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak të Beogradit, sipas raportimeve nga mediat vendase. Gjatë një vizite në Shtetet...

Lajme të tjera

Web TV