Asfaltohet rruga ‘Jashar Erebara’/ Veliaj: Dikur përmbytej, sot një nga zonat me vlerë

Kryetari i ri i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, duke folur gjate ceremonise se prezantimit te 24 administratoreve te rinj te Bashkise se Tiranes./r/n/r/nMayor of Tirana, Erion Veliaj, speaks during presentation of 24 new administrators of the Municipality of Tirana.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi gjatë mbrëmjes punimet për asfaltimin e rrugës “Jashar Erebara” në Njësinë 8.

Ai risolli në vëmendje faktin se, kur përmendej emri i kësaj rruge, mendja shkonte te përmbytjet, por tashmë situata ka ndryshuar dhe falë investimeve të bashkisë, vlera e pronës në zonë është rritur ndjeshëm.

“Rrugën ‘Jashar Erebara’ e dëgjoja sa herë merrja raportime për përmbytje sepse uji i lumit kthehej mbrapsht nga kanalizimet. Sot do të njihet si rruga paralel me “Bulevardin e Ri” të Tiranës. “Bulevardi i Ri”, si rrugë dhe arterie kryesore e qytetit, do pësojë zhvillimet më të mëdha. Aty planifikojmë të kemi edhe Muzeun e Artit Modern, por edhe një qendër të konventave. ‘Pallati i Kongreseve’, laj – thaj, është i zënë gjithë vitin, prandaj na duhen më shumë hapësira të tilla. Duam që te ‘Bulevardi i Ri’, përveç ndërtesës së re të bashkisë, të çojmë edhe këto dy hapësira. Në fund të bulevardit po bëjmë lagjet e reja për familjet e prekura nga tërmeti, ndërkohë tashmë, që në fillim të rrugës “Jashar Erebara”, dallohen ndërhyrjet e reja të urbanistikës”, tha Veliaj.