Diskutimi në Kryesi/ PD-ja e Alibeajt propozon dy emra për Bashkinë Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj mblodhi dje kryesinë ku u diskutua për zgjedhjet lokale. Propozohen dy emra si kandidatë të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Jonila Godole dhe Roland Bejko. Brenda “Grupimit Alibeaj” dalin zëra të tjerë kundër.

Kryetari “de jure” i PD-së, Enkelejd Alibeaj, mblodhi dje kryesinë dhe grupin parlamentar mbështetës të tij për të diskutuar për zgjedhjet lokale të 14 majit. Edhe pse ka pasur dy qëndrime qartësisht të kundërta, ka dominuar mendimi që PD duhet të dalë me kendidatët e saj për kryetarë bashkie në çdo njësi vendore, gjithashtu edhe me listën e këshillave bashkiakë. Në këtë nismë kanë dalë dy emra si kandodatë të mundshëm nën siglën e PD-së për Bashkinë e Tiranës. Ata janë pedagogia Jonila Godole dh eish-deputeti I qarkut Gjirokastër Roland Bejko. Ndonëse emrat janë hedhur në diskutim si kandodatë të mundshëm mësohet se nuk ka një vendimarrje, duke e lënë për ditët në vijim.

Qëndrimet kundra

Edhe “Grupimi Alibeaj” ka çarjen e saj pasi dy emra të rëndësishëm që janë edhe deputetë të PD-së, Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi janë shprehur kundër daljes së opozitës me dy kandodatë, duke kërkuar sërish bashkim me grupimin tjetër I cili eketoralisht është më I madh siç është “Grupi I Rithemelimit” I përfaqësuar nga Sali Berisha. Në mbledhje deputetët kanë folur se si duhet të veprojnë për zgjedhjet e 14 majit dhe për bashkimin e demokratëve. Deputetja Dhurata Çupi propozoi daljen me lista për këshillat bashkiakë, por jo me kandidatë për kryetarë të bashkive. Ndërkohë Jorida Tabaku tha se nuk kemi asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës!
“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuaj gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një herë e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gazi. Ju duhet të jeni përbashkues. Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet. Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiakë dinjitozë dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shumë se partitë e tjera. Ndërkohë nuk duhet të dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit”-tha Çupi. I së njëtës linjë ka qenë edhe Tabaku e cila ka argumentuar se si ajo personalisht, por edhe shumë demokratë të tjerë që mund të mos ndajnë të njëjtin mendim me “Grupimin Berisha”, nuk mund të bëjnë fushatë kundër demokratëve. Me këtë ajo ka nënkuptuar pikërisht kandidatët e primarëve që mbështeten nga Berisha. “Kam ndarë të njëjtin qëndrim që kisha në shtator, opozita duhet të dalë me kandidatë unikë! Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh, ne kemi një kundërshtar, kemi qeverinë dhe asnjë arsye dhe asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës! Ne duhet të mbrojmë logon e PD, duhet të nxjerrim Partinë Demokratike si alternativë në këto zgjedhje! Unë nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi! Unë nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë, duhet të jemi dhe më shumë se kaq”-u shpreh Tabaku.

Lexo edhe :  “Hapja e negociatave, premtim i mbajtur nga PS”/ Xhafaj: Jemi në dyert e BE-së

Alibeaj “josh me vulë”

Në PD fjala përçarje duket se është e vogël para asaj që ndodh në të vërtetë. Grupimi Berisha duket se ka shumicën e elektoratit tradicional të PD-së, por nuk kontrollon gjithë grupin parlamentar dhe për më shumë nuk ka logon dhe vulën e PD-së. nga ana tjetër Alibej tashmë po beson dyfish se është kryetar pasi përveç vulës dhe logës që e mori me vendim të KAS-it, do të ketë edhe emrin karshi PD-së duke i specifikuar në fletën e votimit “kryetar Enkelejd Alibeaj”. Ndërsa me letra është tërësisht në rregull Alibeaj duket se edhe brenda grupimit të tij ka mendime të ndryshme. Një pjesë që janë emra me peshë, si Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Gazmend Bardhi dhe disa deputetë të tjerë janë kundër mendimit që PD-ja zyrtare të nxjerrë kandidatë për kryetarë bashkie. Ata I drohen pikërisht thellimit të përçarjes brenda PD-së, ndaj në këtë situatë kërkojnë ti paraprijnë zhvillimeve aspak të qeta që do të ketë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në fokus gjithashtu do të jetë hyrja në zgjedhje me kandidatë apo vetëm për Këshilla Bashkiakë, janë këto dy forma që po diskutohet në mbledhjen e Kryesisë dhe që do të diskutohen më pas me grupin parlamentar. Po ashtu koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i kanë kandidatët e tyre të dalë nga procesi i primareve.

Të fundit

Gjatë vizitës zyrtare, Rama nderohet në Izrael me medalje të veçantë

Kryeministri Edi Rama pritet të vlerësohet me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Ky...

Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e bardha të borës së vonuar (PAMJE)

Borë në prill. Korça zbardhet dhe duket si në endërra. Po kështu edhe verilindja e vendit, borë dhe shi. Edhe ftohtë. Diçka e pzakontë...

“Po shkunden plakat” – Njihuni me të vërtetën e historisë së mitit

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Ndodh që...

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Nga Skënder Minxhozi “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju merret Spaku nga mëngjesi në...

Pas regjistrimit si persona juridik, OJF-të 40 ditë afat për deklarimin e pronarit

Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juridik, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e pronarit përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP). QKB njofton se afati...

Lajme të tjera

Web TV