“14 maji një katrahurë e vërtetë”/ Ish-kreu i KQZ: Kjo situatë ka efekte goxha negative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristaq Kume i ftuar në emisionin “Review”, e ka quajtur një katrahurë situatën e zgjedhjeve vendore të cilat do të mbahen më 14 maj 2023.

Ai tha se  i quan të tilla jo për shkak të asaj që po ndodh tani, por për shkak se si janë bërë përgatitjet e këtij procesi  zgjedhor, po ashtu ai shtoi se kjo “katrahurë” nuk shqetëson drejtuesit e partive politike, por vetëm qytetarin.

“Kjo katrahurë nuk shqetëson drejtuesit e partive politike te ne, ata të cilët nuk arritën të kenë dot fuqinë politike. Por si e tillë kjo situatë ka efekte goxha negative të paktën te qytetari.

Kur them katrahurë unë nuk kam parasysh atë që po ndodh në një nga subjektet  zgjedhore ose te një parti, por në tërësinë e vetë se si po ngjizet dhe se si po zhvillohet ky lloj procesi këtu te ne.

I cili i vlerësuar kështu siç unë e thashë nuk është se këtë vlerësim e bëj mbi bazën e saj që aktualisht është duke ndodhur, por duke ju referuar asaj se çfarë ka ndodhur deri më tani, në përgatitjen dhe për zhvillimin e këtij procesi zgjedhor”,-tha për Euronews Albania Kristaq Kume.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV