PD e “vulës” nxjerr kandidatin për Tiranën/Ja kush do vihet përballë Veliajt dhe Këlliçit

Partia Demokratike e komanduar nga Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur kandidatin e saj për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 14 majit.

Anëtarësia ka vendosur që kandidati i PD-së për zgjedhjet e 14 majit të jetë Roland Bejko.

Zgjedhjet e "14 majit”/ PD e “vulës” vendos

Në garë për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës ishin JonilaGodole dhe Roland Bejko, dhe me shumicë votash është zgjedhur ky i fundit.

Bejko do të garojë në 14 maj përballë Erjon Veliajt të PS dhe Belind Këlliçit nga grupi i Sali Berishës.