Zyrtare/ Antonio Conte shkarkohet nga posti si trajner i Tottenhamit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve.

Klubi londinez sqaron se palët kanë vendosur me marrëveshje divorcin, teksa vendin e Contes do ta marrë ndihmësi i tij i parë, Cristian Stellini.

Ky i fundit do të ketë si ndihmës Ryan Mason, ndërsa presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy bëri thirrje që skuadra të bashkohet për të dhënë maksimumin në 10 ndeshjet që kanë mbetur në kampionat.

Largimi i parakohshëm i Contes lidhet me shpërthimin e italianit pas ndeshjes me Southampton, ku akuzoi futbollistët e tij, por edhe klubin, për sjellje joprofesionale…

Conte mori drejtimin e Tottenhamit në dimrin e 2021-shit dhe firmosi kontratë të vlefshme deri në qershor të këtij viti, por rezultatet nuk ishin ato të pritshmet dhe palët kishin vendosur të mos rinovojnë.

E ardhmja e Contes pritet të jetë sërish në Serinë A, ku Juventus dhe Inter po bëjnë sondazhe për ta rikthyer.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

Lajme të tjera

Web TV