Marrëveshja Shqipëri-Itali/Balluku: 35 mln euro hua për modernizimin e rrjetit energjitik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane, e cila parashikon investimin për përmirësimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike në zonat Shkodër, Lezhë, Fushë-Krujë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Zëvendësministri i Jashtëm italian, Edmondo Cirielli.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Balluku ka deklaruar se me anë të kësaj marrëveshje, shteti shqiptar do të marrë një hua prej 35 milionë Eurosh.

Belinda Balluku: Me anë të kësaj marrëveshje, shteti shqiptar do të marrë një hua prej 35 milionë Euro dhe përmes kësaj huaje ne do të zhvillojmë një projekt, i cili konsiston për përmirësimin e shpërndarjes në Shkodër, Lezhë dhe Fushë-Krujë, me fokus kryesor përmirësimin e sistemit Skada dhe rrjetin e tensionit të mesëm.

Përmirësimi dhe moderninimi i sistemit energjitik ka qenë përparësi e qeverisë. Vëmendje i është kushtuar sistemit të shpërndarjes, prodhimit dhe transmetimit të energjisë. Në vitin 2013, fatkeqësisht, ne trashëguam një rrjet të amortizuar. Nga ajo kohë, situata ka ndryshuar katërcipërisht. Nuk bëhet fjalë më për ndërprerje të energjisë elektrike dhe në ditë me mot të keq.

2 vitet e fundit kanë qenë të vështira pasi ne jemi përballur me pandeminë, por edhe me krizën energjitike, ne kemi mbajtur premtimet e bëra, duke ulur nivelin e humbjeve përmes investimeve. Kjo marrëveshje që do të nënshkruajmë sot do të ndikojë fuqishëm në përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike.  

Parësore për ne ka qenë të mbronim abonenët duke mos prekur çmimin e energjisë elektrike. Shpresojmë që 2023 të jetë një vit më i qëndrueshëm dhe çmimet të jenë në rënie. Shpresojmë që në 2023 të kemi mundësi për të rritur investimet në fushën energjitike. Marrëveshja që po nënshkruajmë sot është pjesë e këtij bashkëpunimi për përmirësimin dhe modernizimin e shpërndarjes së energjisë elektrike sidomos në veri të vendit.

Të fundit

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta. Midis 3 dhe 18...

Lajme të tjera

Web TV