Ambasadori britanik jep lajmin/Të burgosurit shqiptarë në Angli, do kthehen në vendlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, ku takoi kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Disa detaje mbi këtë takim ka zbuluar mbrëmjen e sotme ambasadori Alastair King-Smith, i cili tha se dy kryeministrat kanë marrë një vendim për shqiptarët e burgosur në Angli.

Alastair King-Smith deklaroi në një intervistë me Erla Mëhillin se do të deportohen në vendlindje një kategori të burgosurish shqiptarë.

Të dy kryeministrat ranë dakord që të sigurohen kushtet e duhura të burgjeve. Të dy kryeministrat ranë parimisht dakord për të kryer transferimin sa më të shpejtë të mundshëm të atyre që janë klasifikuar sipas ligjit për të lëvizur nga burgjet britanike në ato shqiptare. Sigurisht, kjo do jetë më mirë edhe për ta për të qenë sa më afër familjeve të tyre.

Gjithashtu kjo vlen edhe për ata të cilët presin lirimin me kusht, t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri. Këtu flasim vetëm për shtetas shqiptarë dhe sipas parametrave të përgjithshëm të marrëveshjes nuk kemi identifikuar asnjë shtetësi tjetër përveç asaj shqiptare për momentin”, theksoi ambasadori britanik.

Të fundit

Vape po vret të rinjtë që na kanë mbetur në Shqipëri! Flet mjeku

Në shumë vende evropiane kryesisht në Britani është shtuar numri i personave që paraqiten në spital si pasojë e...

Një gjel në Britani këndoi 76 herë, gjobë prej 3000 £ për pronarin e tij

Një pronar gjeli është urdhëruar të paguajë mbi 3000 paund pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e tij të vazhdueshëm. Oficerët nga Këshilli i...

Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Prato në rajonin e Toskanës...

Mos u bëj si Saliu? Veliaj reagon sërish: S’po luftoj të shkrij SPAK

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagon ndaj kritikëve të cilët thonë se po godet SPAK. Veliaj thotë se ndryshe nga Saliu, nuk po...

Dremitje e fortë: sa duhet të zgjasë një sy gjumë

Të bësh një sy gjumë, veçanërisht pas ngrënies, është një instinkt primar: në fakt, midis orës 13 dhe 14, temperatura e trupit tonë bie...

Lajme të tjera

Web TV