Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pranvera e artistëve, kush lindi dhe vdiq në ditët e arta të marsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Me shumë gjasa Marsi ka qenë dhe mbetet një muaj me energji të çuditshme e të pashtershme. Përveç ditëve të pranverës që i sjell plot diell, dhe festave radhë, ai i ka dhënë dhe i ka marrë botës shqiptare plot emra të shquar, të cilët kanë lënë gjurmë me punën, pasionin dhe talentin e tyre. Dhe jo vetëm botës shqiptare.

Po çfarë është Marsi? Emri i këtij muaji, – që në Kalendarin Gregorian renditet i treti me 31 ditë, – vjen nga planeti Mars, që në mitologjinë greke njihej si Zoti i Luftës dhe po aq ishte dhe perëndia Romake e Luftës. Por jo se ata që lindin në mars domosdoshmërisht i përkasin luftës. Kjo do të thotë se jo të gjithë kanë shërbyer në ushtri, forcat e rendit, apo industrinë e prodhimit të armëve. Të lindurit në mars, dhe të vdekurit në mars gjithashtu, janë mbi të gjitha talente të pazëvendësueshëm. Dhe ja…:

Aleksandër Moisiu, ky aktor i famshëm me origjinë shqiptare, që luante në teatrot gjermanike, vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Për shkak të ngjyrës së zërit të tij, dhe të interpretimit padyshim, ai kishte arritur të ishte në majën e aktrimit skenik. Megjithatë, mes viteve 1910 – 1935 mori pjesë në 10 produksione filmash, ku 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Vangjush Mio, u lind në 3 mars 1891. Ai njihet si një nga piktorët më në emër të Shqipërisë, i konsideruar si piktor impresionist. Përveç peizazheve, Mio ishte i mahnitshëm edhe tek portretet. Në 40 vite karrierë ai realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura. Frymëzimin e parapëlqyer e merrte nga Korça dhe Pogradeci, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tiranën, Elbasanin, Himarën, Beratin dhe Gjirokastrën.

Vangjush Mio
Vangjush Mio

Më 27 mars të vitit 1866 në Sheper të Zagorisë u lind Andon Zako-Çajupi, poet, shkrimtar, dramaturg e përkthyes por dhe atdhetar i flaktë. Nga të gjithë shqiptarët ai mbahet mend për të famshmen komedi të tij “14 vjeç dhëndër” por dhe për komedinë tjetër të shkruar po prej tij “Pas vdekjes”. Sa për vargje do të veçonim: “Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri”, apo siç njihet ndryshe: “Kënga e kandarit”.

Faik Konica, i rrallë në llojin e tij. Shumë intelektual, shumë i arsimuar e shumë polemist njëkohësisht. U lind më 15 mars të vitit 1875. Ishte një figurë qendrore e lëvizjes kombëtare, publicist, studiues i historisë dhe gjuhës shqipe, botues, diplomat, Ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe drejtues i shoqërisë “Vatra”. Vetë Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare. Gazeta e tij “Albania” për 13 vjet rresht ka qenë ndër tribunat e publicistikës shqiptare.

Faik Konica
Faik Konica

Edhe pse emrin e kishte Aleksandër, njihej gjerësisht si Sandër Prosi, – aktor i shquar teatrit dhe kinematografisë shqiptare, me të paktën 85 role të skalitura prej tij. Ai u nda nga jeta 25 mars 1985.

Më 1 mars 1945 u lind Xhevahir Spahiu, prozator e poet i çartur, që me 100 vargjet të tij ka thënë më shumë se 100 romane.

Lexo edhe :  “Trashëgimtari”, ekzekutimi i një prej njerëzve më të pasur të Evropës

Sali Shijaku, ky piktor i paimitueshëm, me prirje të fuqishme për t’u thelluar psikologjikisht në ndërtimin e personazheve të tij, u lindi më 12 Mars 1933 në Tiranë.​

Sulejman Pitarka, aktori i pamasë dhe po aq dramaturg, kishte lindur në Dibër, por largimin nga jeta e pati 24 mars 2007 në Tiranë.

Më 27 mars 1931 u lind i madhi Pjetër Gaci, themeluesi i muzikës violinistike shqiptare, kompozitor e pedagog muzike. Ai ka meritën si kompozitor i të parit koncert për violinë në historinë e muzikës shqiptare.

Më 5 mars 1926 lindi, Violeta Manushi, kjo aktore e rrallë skenës dhe teatrit me mbi 100 role në karrierën e saj.

Violeta Manushi
Violeta Manushi

Dhe po aq më 25 mars 1946 u lind një nga shkrimtarët më të spikatur të letërsisë bashkëkohore shqipe, Zija Çela,

Marsi ka dhënë plot bujari, por në haraçin e vet edhe ka marrë jetë njerëzore. Sepse ky është cikli. Dhe s’mund të bëhet ndryshe.

Por si do të vazhdonte marsi për më tej?

Ai është shumë i ngjeshur me data lindjesh të njerëzve që i kanë dhënë aq shumë botës artistike shqiptare. Ndaj në mënyrë telegrafike mund të përmendim: Më 3 mars 1935 lindi këngëtarja e shquar e muzikë popullore Fitnete Rexha. Më 4 mars 1939 lindi mjeshtri i futbollit, Panajot Pano. Më 6 mars 1844 lindi poeti i shquar arbresh, Zef Serembe. Më 7 mars 1827, në Elbasan, u lind Konstandin Kristoforidhi, gjuhëtar dhe shkrimtar, atdhetar i Rilindjes e përkthyes i Biblës në gjuhën shqipe. Më 9 mars 1907 lindi, Zef Kolombi, piktor e mësues. Më 15 mars të vitit 1860 vdiq Karl Gega, inxhinieri i famshëm austriak i hekurudhave me origjinë shqiptare. Më 15 mars 1887 lindi në Krujë Mustafa Mërlika, mësues, politikan, deputet, gjuhëtar dhe një nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë të Shqipërisë. Më 16 mars 1923 lindi, Besim Levonja, aktor e dramaturg. Më 16 mars 1939 vdiq, Visar Dodani, rilindës, atdhetar, poet e publicist. Më 21 mars të vitit 1933 lindi Odhise Grillo, shkrimtar i njohur i veprave për fëmijë. Më 28 mars 1932 lindi shkrimtar i njohur Loni PapaMë 28 mars të vitit 1945 vdiq, Filip Papajani, shkrimtar, publicist dhe dramaturg.

Odhise Grillo
Odhise Grillo

Por nuk mbaron me kaq, sepse marsi ka qenë i mbushur me ngjarje të tilla edhe për pjesën tjetër të botës, ku mund të përmendim se në këtë muaj pranvere lindi historiani turk i udhëtimeve Evliya Çelebi. U lind dirigjenti italian Arturo Toskanini, U lind dhe romancieri e skenaristi gjerman Patrik Suskind. Por vdiq kompozitori francez Klod Ashil Debysi, vdiq poeti amerikan më me ndikim i shekullit të 19-të, Uollt Uitman, vdiq Zhyl Verni, romancieri, poeti dhe dramaturg francez, i njohur më së shumti për letërsinë fantastiko-shkencore dhe vdiq gjithashtu poeti suedez Tomas Transtrimer, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2011.

Dhe kush e di sa të tjerë kemi lënë pa përmendur.

Pra ky ishte marsi, një muaj plot ngjarje, me ditë lindjesh e ditë vdekjes së personazheve të mëdhenj që i kanë dhënë aq art botës shqiptare dhe pjesës tjetër të botës përtej këtyre kufijve gjithashtu.

Të fundit

Pesë shenja që tregojnë se keni një person manipulues pranë jush

Kur jemi në një lidhje , dhe veçanërisht nëse e duam shumë tjetrin, e kemi të vështirë të shohim...

Kuba goditet nga dy tërmete të forta

Dy tërmete të forta goditën sot brigjet jugore të Kubës. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së lëkundja e dytë, me magnitudë 6.8 gradë, ndodhi rreth...

Ja kush janë tre shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Të gjithë e kemi takuar atë person që, pavarësisht qëllimeve të tij të mira, nuk arrin të tërheqë vëmendjen tonë me bisedat apo aktivitetet...

Aksident në Vlorë, mbetet i lënduar rëndë një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Panaja, duke lënë pas një të lënduar, nga përplasja e dy mjeteve. Mësohet se i...

4 shenjat që do kenë më shumë fat financiar në 2025

Në kuptimin e plotë të fjalës, këto janë shenjat që do t’u bien para nga qielli për vitin 2025. Pozicionimi i yjeve do të...

Lajme të tjera

Web TV