Veliaj: Fushata jonë pozitive me ide dhe risi, jo një fushatë çjerrjesh dhe sharjesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga selia rozë, në një intervistë televizive, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se fushata për Tiranën do jetë një fushatë pozitive në bazë të ideve dhe risive dhe jo të sharjeve e çjerrjeve.

“Ne nuk jemi në këtë fushatë sepse kemi inat një nga kandidatët, ose një nga forcat.

Jemi në këtë fushatë sepse e kemi pasion këtë punë që bëjmë, menaxhimin e këtij qyteti apo të 5 bashkive që sot janë duke kaluar ditët e tyre më të mira. Nuk ka qenë kurrë vlera e pronës, në secilën prej këtyre 5 bashkive, në nivelin që është sot.

E mira nuk ka fund dhe patjetër që duam t’i çojmë gjërat më lart. Por kam përshtypjen që një fushatë inteligjente është fushata që nuk merret me të tjerët, por që merret me idetë. Nuk jam këtu të komentoj njerëzit apo kandidatët e forcave të tjera, por jam këtu të komentoj idetë, sepse janë ato që na kanë sjellë fitore dhe rezultat.

Ndaj mezi pres që kjo të jetë një fushatë e ideve, një fushatë pozitive dhe jo një fushatë çjerrjesh dhe sharjesh. Eshtë një frymë që ka dalë nga moda dhe një frymë që nuk ka sjellë fitore e rezultat”, tha Veliaj.

Të fundit

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e...

1 Qershori, kur në Frashër lindën apostujt e Rilindjes

Nga Leonard Veizi Në kalendarin e historisë sonë kombëtare, 1 Qershori nuk është vetëm dita që shënon fillimin e verës apo festën e fëmijëve. Është...

Divorcet, afro 12 mijë padi në vit! Punonjësit socialë ankohen për diskriminim në Gjykata

Punonjësit socialë, emrat e të cilëve janë miratuar për t’u thirrur si ekspertë, deklarojnë se po diskriminohen nga gjykatat civile, që sipas tyre po...

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin. Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të...

Idealizimi fatkeq i demokracisë!

Nga Ben Andoni Po të shikosh me kujdes historinë e të Majtës shqiptare, formacionet e të cilës i mbijetuan më shumë zhvillimeve politike në Shqipëri,...

Lajme të tjera

Web TV