Papa Françesku del nga spitali/ Batuta me turmën e njerëzve: Jam ende gjallë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas qëndrimit prej tre netësh në një spital në Romë, Papa Françesku është liruar të shtunën dhe tani pritet t’i fillojë përgatitjet për javën më të ngarkuar në agjendën e tij vjetore. Teksa po dilte nga spitali, ai bëri shaka me turmën e përkrahësve dhe gazetarë të grumbulluar duke thënë se ai është “ende gjallë”.

Ai ishte hospitalizuar të mërkurën shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, por gjendja e tij ishte përmirësuar me kalimin e ditëve pasi kishte marrë trajtim mjekësor. Të premten, Papa Françesku e kishte vizituar repartin e fëmijëve me kancer në spitalin e Romës, të cilëve u kishte dhënë çokollata për festën e Pashkëve dhe madje edhe e kishte pagëzuar një foshnje, sipas një video të publikuar nga Vatikani. Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, kishte bërë të ditur të premten se Papa Françesku do të lirohej nga spitali dhe do ta kryesonte meshën e madhe të së dielës.

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi që janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve. Përveç meshës të së dielës, në agjendën e tij janë edhe festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.

Papa kishte të planifikuar edhe një vizitë në Hungari në fund të prillit. Vatikani fillimisht tha se Papa kishte shkuar në spital për një kontroll të paraplanifikuar, por mediat italiane hodhën dyshim mbi këtë pasi që një intervistë televizive ishte anuluar në momentet e fundit. Papa ka përdorur karrocë për të lëvizur gjatë muajve të fundit shkaku i disa problemeve me gjurin e tij.

Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni për një problem me zorrën e trashë në vitin 2021. Në janar, ai tha se problemi i ishte kthyer. Pavarësisht sëmundjeve të tij, Papa ka mbetur aktiv dhe edhe ka udhëtuar jashtë vendit. Në shkurt, ai vizitoi Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut.

Lexo edhe :  Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Në janar, Papa udhëhoqi funeralin e paraardhësit të tij në pozitë, Papa Benediktit XVI – i cili ishte Papa i parë në shekuj që dha dorëheqje vullnetarisht nga pozita e tij. Ai e kishte përmendur gjendjen e keqe shëndetësore si arsye për dorëheqje. Papa Françesku ka thënë më parë se edhe ai mund të dëshirojë t’i ndjekë hapat e Benediktit në rast se shëndeti i tij përkeqësohet./REL

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV