”Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së njollë e zezë”/ Zeka: Duhet të gënjesh që të të besojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Milaim Zeka përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e News24 ka komentuar atë që ndodhi sot në Hagë gjatë gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së si edhe mbi gjithë procesin.

Zeka deklaroi se duke ndjekur aktakuzën e lexuar nga prokurorët në Hagë kuptoi se kjo është një njollë e zezë e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa shtoi se ky institucion ka pasur sponsorizim “ruso-serb”.

Sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar “pafytyrësi” në lidhje me këtë gjyq, pasi fillimisht u shpreh se nuk kishte dijeni për protestën masive në Kosovë, ndërsa në një tjetër episod përshëndeti vetëm një prej ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimin, për shkak të përkatësisë politike dhe jo të akuzuarit e tjerë.

Sakaq, ai komentoi edhe mbi situatën politike në Shqipëri, teksa u shpreh se politikanët në vend “nuk kanë moral”, pasi sipas tij askush nuk dorëhiqet apo kërkon falje, teksa përmendi më konkretisht Enkelejd Alibeajn, i cili sipas tij duhet të tërhiqej nga PD dhe ta dorëzonte partinë te Sali Berisha për shkak të mbështetjës që zotëron ky i fundit nga demokratët.

Ai foli edhe për premtimet e kryeministrit Rama para zgjedhjeve vendore, teksa tha se ai i bën premtimet sepse për të ka rëndësi fitorja në zgjedhje, ndërsa shtoi se ai ka “zbuluar ekuacionin e popullit”, ku sipas tij “duhet të gënjesh që të të besojnë”.

“Duke dëgjuar aktakuzën e lexuar nga prokurorët, thellë në ndërgjegje më vjen t’i kërkoj vetes si analisti që kam qenë një ndër mbështetësit e kësaj gjykate si një gjykatë e drejtësisë. Kur pashë që akuzoheshin se kishin sulmuar stacionet e Policisë serbe. Po mendoja si akuzohen këta njerëz për shkak të së cilëve jemi sot të lirë. Është një njollë e zezë për bashkësinë ndërkombëtare dhe për ata që e kanë mbështetur, përfshirë këtu edhe unë. Kjo gjykatë është bërë me sponsorizimin ruso-serb.

Në Prishtinë gjykatësit e EULEX-it kanë dënuar ish-drejtues të UÇK-së, ku një prej tyre gjoja ka vrarë një person, ku nuk i dihej as emri dhe as kufoma.

Nëse këta gjykatës veprojnë si në këtë rast kam frikë se krerët e UÇK-së do marrin dënime shumë të rënda. Arrestimi i Thaçit është politik, u bë nga presioni i Rusisë dhe me ndihmën e Angela Merkelit.

Të arrestosh një president vendi që ka qenë pranë paqes me Serbinë, është vepër politike e mbështetur nga Rusia, Gjermania e Franca.

312 dëshmitarë janë thirrur dhe ky proces do zgjasë minimumi 7 vjet. Ka një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë kauzë, por për çudi kjo mbështetje nuk ka ardhur nga Osmani dhe Kurti.

Janë dy gafa të turpshme të Kurtit para 3 ditësh. Tha që nuk ka informacion për protestat, kur edhe fëmijët e dinin. Imagjinoni sa i pafytyrë u tregua Albin Kurti. Pafytyrësia e dytë ishte kur tha që përshëndeste Rexhep Selimin, për shkak të përkatësisë politike dhe nuk përshëndeti të tjerët.

Lexo edhe :  Prokuroria e Hagës e quan Kosovën 'Kosova dhe Metohija', publikohet dokumenti

Pushtetin de-facto sot e kanë njerëzit që tërë jetën kanë kontribuar për Serbinë dhe Jugosllavinë dhe jo për çlirimin e Kosovës. 80% e tyre kanë qenë shërbëtorë të Serbisë. Në Shqipëri 80% e mediave dhe politikës janë njerëz të ish-Sigurimit të Enver Hoxhës apo që kanë punuar për diktaturën e Hoxhës. I njëjti fenomen është kudo.

Qeveria shqiptare me në krye Ramën, po të donin të ndihmonin Hagën, do bënin një film ndërkombëtar për të demantuar raportin e Dick Martyt dhe për t’i treguar botës se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar ndonjëherë.

Duhet të ketë suport në aspektin juridik që të ndërgjegjësohen ndërkombëtarët.

Zgjedhjet ne Shqipëri

Për fat të keq për Shqipërinë nuk shoh se do ketë ndryshim në zgjedhje, pasi PD është totalisht e përçarë me një milion faje. Ka faje edhe Sali Berisha që e solli në krye të partisë një njeri anonim dhe të papërgatitur. Ai kishte punuar në Kosovë dhe është akuzuar nga krerët e UÇK-së se ka marrë pjesë ne hetimin e UÇK-së. Fajin kryesor e ka Sali Berisha që solli Lulzim Bashën.

Akuzat dhe dokumentet që kanë rrjedhur ndaj Monika Kryemadhit për financimet e saj nga rusët është goditje e rëndë ndaj opozitës në vend. E treta, mendoj se opozita nuk e ka një strategji të artikuluar, pasi po përmendin aferat që duan t’i kthejnë në çështjes vendore si ajo e McGonigal. Për qytetarët ka shqetësime të tjera si korrupsioni, vjedhja, inceneratorët, etj.

Në Shqipëri nuk ka moral te politikanët, askush nuk jep dorëheqje. Askush nuk thotë më fal. Alibeaj duhet të kuptojë se PD është e Sali Berishës. Është turp të dalësh për një vendim juridik dhe të thuash partia është e jona. Vetë Alibeaj duhet ta dorëzonte vullnetarisht vulën dhe të thoshte se PD i takon Berishës. Në Mal të Zi humbi Gjukanoviç dhe uroi kundërshtarin e tij, po të kishin fytyrë Alibeaj dhe Basha duhet të shkonin në zyrën e Berishës dhe t’i thonin më fal dhe suksese.

Ky popull është popull i Big Brother dhe në mëngjes nuk shikon si të bëjë punë. Rama bën këto premtime dhe për të ka rëndësi vetëm të fitojë zgjedhjet vendore. Nuk ka politikan që fiton zgjedhjet pa gënjyer, këta e kanë gjetur ekuacionin e popullit të tyre, po nuk gënjeve nuk ecën. Duhet të gënjesh sa më shumë që të të besojnë. Prandaj Kosova dhe Shqipëria janë këtu ku janë”, u shpreh ai.

Të fundit

Ikin ‘plakat e Prillit’, vjen Pranvera/ Zbulon çfarë do ndodhë me motin gjatë fundjavës

Çmenduria e një jave më parë që riktheu reshjet e borës dhe ulje drastike të temperaturave, duket se ka...

Ligji për pensionet me Italinë gati për zbatim/ Detajet e ligjit

Është vetëm çështje ditësh a javësh që qytetarët shqiptarë që kanë derdhur mundin e tyre në shtetin fqinj, Itali, të mund të gëzojnë pension...

Nis fushata, zbulohet slogani i Partisë Socialiste

Është zbuluar ditën e sotme slogani zyrtar i Partisë Socialiste. “Me Edin dhe PS”, është ky slogani që Partinë Socialiste do ta shoqërojë gjatë kësaj...

PD çel sot fushatën/ Salianji mesazh qytetarëve: Ejani në shesh, jam dhe unë aty

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndonëse ndodhet pas hekurave, ka bërë një thirrje të fortë për pjesëmarrje në çeljen zyrtare të fushatës për...

Rekordi historik për arin, çmimi tejkalon 3200 dollarë pas tarifave të Trump

Çmimi i arit ka tejkaluar 3200 dollarë për 28.3 gram për herë të parë pasi investitorët i drejtohen të ashtuquajturave asete të sigurta. Franga zvicerane,...

Lajme të tjera

Web TV