Lubonja: Rama ka bërë grusht shteti nga lart, forcat të rreshtohen së bashku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur për garën e 14 majit, ku më konkretisht ka komentuar paraqitjen e opozitës në këto zgjedhje.

Lubonja ka deklaruar se kryeministri Rama ka bërë një “grusht shteti nga lart gradualisht” në vend përmes reformës në drejtësi.

Sipas tij forcat opozitare në vend duhet të rreshtohen së bashku dhe të bëjnë rezistencë kundrejt qeverisjes dhe më pas të kenë diskutime mes tyre.

Ai shtoi se nuk fiton dot askush përballë një regjimi të tillë që ka kapur çdo institucion, gjë me të cilën ka rënë dakord dhe kreu i Nismës Thurje Endrit Shabani i cili tha se vendi është në një regjim hibrid.

 

Ai tha më tej se nëse Berisha dhe Meta duan të luftojnë regjimin e Ramës le të ketë një bashkim të opozitës, por shtoi se nuk e sheh të arsyeshme që forca e tij të mos ekzistojë në mënyrë që të sjellë në pushtet anën tjetër të opozitës.

Lubonja:

Në Izrael këto ditë Netanyahu donte të bënte një reformë në drejtësi dhe u interpretua nga kundërshtarët e tij. Edi Rama ka bërë një grusht shteti gradual me reformën në drejtësi. Në Izrael u bashkuan të gjithë dhe u ngritën në shesh, jo vetëm opozita për të ndaluar këtë. Ishte një bashkim për të mbrojtur themelet e shtetit.

Teza e baraslarguar është se Berisha dhe Rama janë të dy të këqij. Të baras-larguarit nuk e quajnë regjim situatën. Vetëm se janë Berisha dhe Meta të pabesueshëm nuk fiton opozita, teza ime është se nuk fiton dot askush përballë një regjimi të tillë që ka kapur çdo institucion. Unë nuk kam thënë të rreshtohen me Berishën, por forcat e reja të kalojnë në atë front dhe më pas të diskutojnë me të dhe të vendosin kushte.

Lexo edhe :  Lejuan shtrimin e rrugëve në Belsh gjatë fushatës elektorale, Prokuroria ndalon 4 persona

Shabani:

Jemi në një regjim hibrid, jam dakord për këtë pjesë. Lubonja në vend t’i thotë Berishës dhe Metës të reformojnë opozitën, na thotë neve të mos ekzistojmë. Ka dy fleta votimi, ne nuk jemi për kryebashkiakun. Ne kërkojmë të japim një alternativë në këshillin bashkiak dhe të luftojmë aq sa mundemi. Nëse Berisha dhe Meta duan të luftojnë regjimin e Ramës le të bëhemi bashkë, por unë nuk e shoh këtë që ne të mos ekzistojmë që të vijë ky në pushtet.

Në regjimet hibride është bashkuar opozita dhe nuk janë rrëzuar Erdogani, Orbani dhe Putini. Në Hungari u bashkua gjithë fronti opozitar dhe prapë fitoi ai me thasë me patate që blinte vota. Sot e kësaj dite Berisha nuk do ta ndryshojë atë që bëri në 2008-ën.

 

Të fundit

Elisa Spiropali voton e para/ Sot është dita e Shqipërisë, të tregojmë që jemi evropianë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte e para përfaqësuese politike që votoi këtë mëngjes. Ajo ushtroi të drejtën e saj...

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në facebook, ndërsa shqiptarët kanë nisur t’u drejtohen kutive të votimit, për të zgjedhur 140 deputët...

Zgjedhjet/ Probleme të shumta në nisjen e procesit të votimit në disa qarqe të vendit

Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur me problematika në disa zona të vendit, duke penguar qytetarët që të ushtrojnë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja si duken fletët e votimit sipas qarqeve

Sot shqiptarët votojnë për Kuvendin e Shqipërisë. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë me qytetarët pamjet se si duket fleta e votimit...

Etapa e tretë e “Giro d’Italia” përfundon sot në Vlorë, akset ku ndalohet qarkullimi

Etapa e tretë dhe e fundit e garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025” në Shqipëri, do të zhvillohet në Vlorë. Xhiro do të nisë rreth orës...

Lajme të tjera

Web TV