Meta nga Shkodra: Më 14 maj do të fitojmë më bindshëm se sa në 6 mars

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meta ka zhvilluar nje takim me banoret ne qytetin e Shkodres.

Ai eshte i bindur se zgjedhjet  e 14 majit jane nje fitore per te dhe qyteteret.

“Bashkë fitojmë në mënyrën më spektakolare në të gjithë Shqipërinë, frymëzimi i fitores është Shkodra e 6 marsit që e vetme e rrethuar nga të gjitha anët nuk u dorëzua por qëndroi në krah të lirisë demokracisë e interesit kombëtar.

Në 14 maj e gjithë Shqipëria do të bëhet Shkodër. Shkodranët do ta dënojnë në mënyrën më plebishitare se Rilindja ka bërë gjithçka për të zhbërë Shkodrën si një nga qendrat më të mëdha të vendit tonë.

Kam një pyetje për të gjithë ju, mund ta përfytyronte dikush që Shkodra të mos ketë sot Drejtori Arsimi?

Kush mund t’ia bënte Shkodrës këtë gjë? Këtë e Bëri Rama dhe Rilindja e tij. Shkodra që është ujëmbledhësi më i madh në Ballkan të mos ketë as Agjenci ujërash as Bordin e Kullimit.

Këtë e bëri vetëm Rilindja e Ramës. Shkodra kryeqendër të mos ketë Drejtori Arkivi, Gjykatë Apeli, Gjykatë Administrative, veprime të marra për të ulura peshën administrative, politike të Shkodrës.

Shkodrën e ruajti Zoti më 6 mars dhe në 2019 se për besimin Shkodra ka sakrifikuar shumë. Do të kishte falimentuar edhe bashkia e Shkodrës nëse do të ishte në duart e tyre, siç falimentoi Kavaja, Vora.

Jepni mesazhin tuaj duke votuar kundër monizmit më 14 maj. Rinia e Shkodrës nuk ka çmim, e ka vendin këtu, jo jashtë vendit. Jam i bindur se pas 14 majit nis epoka e llogaridhënies. dhe ne marrim mësimin se një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë”, tha Meta.

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV