Çmimi i apartamenteve/ Veliaj: Kush ka lekë blen Rolls-Royce, ai që s’ka merr Volkswagen

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se çmimi i apartamenteve është rritur por që kjo gjë ka lumturuar pronarët e tyre.

I ftuar në “Now”, Veliaj tha se gjithçka është ekonomi tregu dhe se apartamentet do t’i blejnë ata që kanë mundësi. Madje, i pyetur për qytetarët që nuk kanë mundësi të blejnë 2500 euro metrin katror, Veliaj bëri një paralelizëm me makinat dhe tha se ai që ka mundësi e merr mjetin luksoz, ndërsa t tjerët zgjedhin njëmë të thjeshtë.

Pjesë nga biseda:

Erion Veliaj: Njerëzit janë të lumtur që u është rritur vlera e shtëpive

Erla Mëhilli: Po kush i blen këto apartamente me 2500 euro metrin katror?

Erion Veliaj: Është si të thuash kush e blen kët makinë kaq të shtrenjtë? Unë që s’kam lekë blej Volkswagen, ti po pate bli Rolls Royce.