Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Portalin e Fermerit. Gjatë deklaratës së tij, Rama ka theksuar se pa ide dhe përpjekje ky sektor mund të dështonte.
Kreu i qeverisë ka zbuluar se ajo që synon qeveria për këtë sektor është rritja e kapitalit njerëzor, rritja për të patur akses në financimet e ndryshme dhe rritjen e aftësisë për të patur më shumë informacion.
“Sot jemi në një fazë të ndërmjetme të asaj që synojmë. Ajo që synojmë janë rritja e kapitalit njerëzor, rritja e aftësisë për patur informacion, rritja e aftësië për të patur akses në financimet e ndryshme nga tao shtetërore e deri tek ato të donatëorëve.
Jeni të spikatur në këtë fazë të zhvillimit rural të vendit. Keni përmirësuar kapacitet për të identifikuar dhe kuptuar se çfarë do të duhet të bëni në hapin tjetër”, është shprehur Rama.