Sulmet kibernetike, marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe u nëshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në sigurinë kibernetike. Kjo nismë vjen pas sulmet kibernetike ndaj vendit tonë të dyshuara se erdhën nga hakera iranianë.

Sulmet kibernetike të ndodhura në seri përgjatë një viti kanë detyruar qeverinë shqiptare dhe institucione të ndryshme shtetërore që të rrisin sigurinë, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunime me shtete të ndryshme. Një prej tyre u nënshkrua dje me Memorandumin e Mirëkuptimit midis Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ceremonie e nëshkrimit të marrëveshjes u krye në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sh.T.Z. Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, – i cili hap një kapitull të ri të bashkëpunimi në fushën e Sigurisë Kibernetike me Emiratet e Bashkuara. Pas SHBA dhe BE, qeveria shqiptare ka kërkuar edhe ndihmën e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur sistemin e shërbimeve online nga sulmet kibernetike. Autoritetet përgjegjëse firmosën marrëveshjen për bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve në këtë fushë, në të cilën vendi ynë gjatë dy viteve të fundit është përballur me hacker-at jo vetëm në shërbimet publike por edhe ato private. Pas firmosjes Kryeministri Rama, në krah të Ministrit të Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, tregoi që ky memorandum ka rëndësi strategjike për Shqipërinë. “Kjo është e një rëndësie të jashtëzakonshme strategjike për vendin tonë sepse ka të bëjë me sovranitetin e këtij vendi, integritetin e këtij vendi dhe me atë çka është sot lloji i ri i kërcënimit ndaj sovranitetit dhe integritetit, jo duke treguar tanket apo avionët që shkelin integritetin territorial por duke piratuar e duke sulmuar hapësirën kibernetike për të paralizuar të gjitha funksionet shtetërore”, u shpreh Rama. “Pres me padurim që të punoj ngushtë me ekipin tuaj për t’i bërë ëndrrat tuaja dhe të Sheikh Mohamedit realitet”, tha Rama. Më tej ai tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë një vend vëlla që kanë qenë të pranishëm në ndihmë të Shqipërisë. “Duke e nisur me eksodin madh masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë kur Sheikh Mohamed bin Zayed, presidenti aktual i Emirateve te Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish, mbërriti në këtë vend për të sjellë ndihmë e lehtësim dhe kur nën patronazhin e të ndjerit Sheikh Zajed, u hap rruga për uljen e avionëve në Kukës për të ndihmuar ata që ishin shumë në nevojë. E më pas, më tej e kemi ndjerë këtë miqësi dhe këtë dashuri dhe më duhet të them që vitet e fundit kanë shënjuar zhvillime tejet pozitive dhe një numër mbresëlënës sistematik shkëmbimesh që kanë krijuar mundësi për të ndërtuar jo vetëm programe të qëndrueshme bashkëpunimi, por po ashtu për të ndërtuar një lidhje dhe për të eksploruar së bashku për më shumë begati në mbarë këtë rajon”, tha Rama. Kryediplomati i Emirateve të Bashkuara gjatë këtij takimi tregoi që përveç sigurisë kibernetike, bashkëpunimi me Shqipërinë do të vijojë edhe në sektorë të tjerë, si energjia, infrastruktura dhe turizmi. “Kryeministër, përmes jush do të doja të them se ne në Emiratet e Bashkuara Arabe jemi të nderuar që kemi 12 mijë shqiptarë që jetojnë në Emirate, të cilët kanë bërë një punë mjaft të mirë. Shpresoj fort që të ndihen si në shtëpi aty. Ne do të bëjmë gjithçka të mundur për ta që të ruajnë kontaktet në vend, por edhe që ata të mos ndjejnë mallin shumë për shtëpinë duke qenë se janë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryeministër, dua vetëm të them se Emiratet e Bashkuara Arabe do të përpiqen që të punojnë me miqtë e tyre në Ballkan duke vlerësuar paqen, duke vlerësuar zhvillimin dhe duke respektuar të shkuarën dhe historinë, por për aq kohë sa mund të ecim përpara dhe e shohim procesin e normalizimit midis Serbisë dhe Kosovës si diçka që është jashtë mase inkurajuese. Ne e mbështesim fort atë dhe do të punojmë shumë me ju dhe me miq të tjerë në Ballkan për tu siguruar që normalizimi i Kosovës dhe Serbisë të jetë i suksesshëm dhe tu japë popujve të të dy vendeve më shumë shpresë për të ardhmen”, tha ai.

Të fundit

Vetëvendosja kryeson me 41%! KQZ numëron mbi 93% të votave

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë. Deri më tani...

Marrëdhënie me “Sugar Mama”? Albi i ‘Përputhen’: Donin të më vinin qaforen e qenit

I ftuar në “Live From Tirana” ishte një nga konkurrentët e “Përputhen”, Albi Buzali. Ai ka folur për eksperiencën e këtij në këtë format...

Tërmetet në Santorini, ekspertët tregojnë sa do të zgjasin lëkundjet sizmike në ishull

Lëkundje të shumta sizmike kanë pushtuar Santorinin si dhe 3 ishujt e tjerë përreth. Lëkundjet më e forte ishte ajo me magnitudë 5.0 mbrëmjen...

Arrestohet me kërkesë të SPAK, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt). Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Burime konfirmuan se ndaj Erion...

Faqja e KQZ-së në ngërç, vazhdojnë problemet me shfaqjen e rezultateve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të ketë probleme me faqen e rezultateve. Vazhdimisht kanë probleme pasi rezultatet nuk po shfaqen. Probleme të cilat kanë nisur...

Lajme të tjera

Web TV