Eurostat: Të rinjtë europianë më të rrezikuar për të rënë në grackën e varfërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë në Evropë janë më të rrezikuar për të rënë në grackën e varfërisë sesa pjesa tjetër e popullsisë, raporton Euronews. 

Shifrat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë se 20% e të rinjve të moshës 15-29 vjeç ishin në rrezik për t’u përfshirë nga varfëria në vitin 2021, ndërsa shkalla e rrezikut nga varfëria për popullsinë totale të BE-së ishte 17%.

Treguesi “nuk nënkupton domosdoshmërisht një standard të ulët jetese, por mat pjesën e njerëzve që kanë të ardhura të disponueshme nën pragun e varfërisë,” shpjegon Eurostat.

Të dhënat ndër vite tregojnë nivele më të larta të rrezikut nga varfëria për të rinjtë në krahasim me popullsinë në tërësi. Megjithatë, diferenca ka filluar të tkurret, pasi arriti kulmin në vitin 2016.

Shkalla e rrezikut nga varfëria ishte më e lartë për të rinjtë krahasuar me popullsinë totale në 19 vende të BE-së në vitin 2021.

Danimarka kishte hendekun më të madh, me 25.6% të të rinjve në rrezik krahasuar me 12.3% të popullsisë së përgjithshme. Suedia pasoi Danimarkën me një diferencë prej gati nëntë pikë përqindjeje.

Letonia, Malta, Estonia dhe Kroacia kishin dallimet më të dukshme, ndërsa Republika Çeke kishte rrezikun më të ulët të varfërisë midis vendeve të BE-së.

Të fundit

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës. Ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV