Sula nxjerr shifrat: Qeveria shqiptare më e papërgjegjshme për të përballuar krizën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka akuzuar qeverinë ‘Rama’ si më të papërgjegjshmen në rajon për të përballuar krizën.

Në një reagim në rrjetet sociale, Sula thekson se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për ndihmën ndaj familjeve në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas tij, kjo gjë vërtetohet dhe nga të dhënat e Bankës Botërore.

“Qeveria Shqiptare më e papërgjegjshmja në rajon për të përballuar krizën.

Sula nxjerr shifrat: Qeveria shqiptare më e papërgjegjshmja në

Para pak muajsh, debatuam në Parlament buxhetin për vitin 2023.

Një nga gjërat për të cilën e kam akuzuar më shumë këtë qeveri gjatë debatit, ishte mungesa e vëmendjes dhe papërgjgjshmëria për ti ardhur në ndihmë shqiptarëve për të përballuar krizën ekonomike.

E kam përmendur disa herë se jemi të fundit në rajon për ndihmën që kemi dhënë ndaj familjeve në nevojë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Vetëm 0.3% të PBB.

Në atë kohë, përgjigja që merrja me arrogancë nga qeveria dhe ministrja e financave ishte fakti se në 0.3%-ndëshin nuk llogaritej subvencionimi për energjinë.

E vërteta vonon por nuk harron. Dhe Banka Botërore konfirmonë se qeveria shqiptare është më e papërgjegjshmja në rajon në raport me ndihmën e akorduar për qytetarët e vet në perballimin e krizës.

Edhe duke llogaritur subvencionimin për energjinë ndihma e akorduar perben 1.9% te Prodhimit te Brendshëm Bruto. Edhe me këtë jemi të parafundit në Rajon.

Shqipëria gjatë vitit 2022 ka shpenzuar për masat mbështetëse dhe për mbrojtjen sociale 0.6% të PBB-së, ndërkohë kostot për subvencionet e energjisë ishin sa 1.3% e PBB-së. Nisur nga të dhënat ndihma e shtetit shqiptar për familjet në nevojë është në total sa 1.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka lënë pas vetëm Malin e Zi, ku paketa e ndihmës sociale e zbatuar në vitin 2022 në përgjigje të krizës së kostos së jetesës është sa 1.2 e PBB-së. Në rajon kostot më të larta për paketën e mbrojtjes sociale i llogarit Kosova me 4.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në total.

Bosnje Hercegovina ndjek Kosovën me 3.7% të PBB-së, pasuar nga Serbia me 3.3%. Ndërkohë, paketa e mbrojtjes sociale ne Maqedoninë e Veriut llogaritet sa 2.8% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të këtij vendi.

Referuar shifave Kosova mban vendin e parë me paketën me të madhe për mbrojtje ndaj familjeve në nevojë në përgjigje të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve gjatë vitit 2022.

Për çdo njeri që ka iluzjonin se ka në pushtet një qeveri socialiste, pasi e ka vuajtur, të shoh shifrat e Bankës Botërore dhe e kujton sa është tallur kjo mazhorancë me ta”, shprehet ligjvënësi demokrat, Dashnor Sula në reagimin e tij.

Të fundit

Shqiptarin dhe motra e tij “kapen mat”. Fituan 1 mln paund me mashtrim

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe...

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Fluksi i mjeteve, njësi të posaçme policore në zonat me numër të lartë turistësh

Mirëmenaxhimi i trafikut gjatë sezonit turistik si dhe minimizimi i numrit të ngjarjeve rrugore, ka bërë që Policia Rrugore të krijojë disa Njësi të...

Lajme të tjera

Web TV