VIDEO/ Nusja zbraz armën në dasmën së saj, policia e shpall në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dasmë në Indi duket se nuk ka shkuar sipas parashikimeve apo, së paku, sipas traditave. Për arsye ende të panjohura, një video e bërë virale në rrjetet sociale, tregon nusen e cila ndërsa qëndronte në krah të dhëndrit, ka qëlluar katër herë në ajër me armë zjarri.

Menjëherë më pas policia është vënë në ndjekje të saj, ndërsa po punohet edhe për sqarimin e rrethanave.

Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri “në mënyrë të pakujdesshme ose në festa”, duke vënë të tjerët në rrezik, mund të përballet me një dënim me burg ose gjobë, ose të dyja.

Në vitin 2016, një gjykatë në kryeqytetin e Uttar Pradesh, Lucknoë, kishte urdhëruar që çdo rast i të shtëna me armë në festa duhet të hetohej pavarësisht nëse ishte paraqitur një denoncim apo jo në polici.

Sipas gazetës “Times of India”, videoja e nuses është regjistruar nga një i afërm, i cili e ka postuar edhe në rrjetet sociale. Policia tha për gazetën se gruaja është arratisur më pas, nga frika për një arrestim të mundshëm.

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV