Atentati ndaj Ndrecës/ Publikohen pamjet: Si e vendosën tritolin autorët e maskuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ABC News ka siguruar videon nga momenti ku dy persona kanë vendosur sasinë e tritolit në automjetin e kreut të “Rithemelimit” në Vaun e Dejës, Benard Ndreca.

Nga pamjet, shihet se personat, të maskuar, afrohen drejt automjetit të Ndrecës dhe vendosin tritolin në pjesën e përparme të tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku atyre u është dashur rreth 6 minuta për ta vendosur tritolin.

Ndërkaq, më herët gjatë ditës së sotme, vetë Ndreca ka dhënë në një prononcim për mediat , ku ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt të hapur me asnjë dhe se e gjithë kjo ka lidhje politike.

“Ky është një incident i mirëorganizuar që na ka ndodhur mua dhe familjes sime unë nuk kam asnjë konflikt. Unë jam vendas këtu dhe as unë as, farefisi dhe as familja s’kemi asnjë. Ky incident e ka një emër dihet që është politik, mua më është bërë politik, çdo gjë është e filmuar pasi shtëpia është me kamera. Në orën 06.30 sapo kam leviz makinën ka shpërthyer.

Unë nuk kam asnjë lloj konflikti të hapur me asnjë, kjo është e përdorur politikisht, nuk është vendosur mina Benard Ndrecës, por i është vendosur kryetarit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës. Paraprakisht janë parë pamjet, vijnë dy persona rreth orës 01:15 të natës dhe vendosin ekspolozivin dhe ikin, janë dy persona të maskuar. Thirrja është duke filluar nga kryeministri, ministri i Brendshëm, drejtorët që të distancojnë policinë nga politika pasi në Vaun e Dejës gjithmonë ndodh që ato të përfshihen. Vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk mbahet bashkia me presione”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  11 vjeçarja dhe babai i saj bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm duke pastruar bregun e detit

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV